Bizneset kërkojnë lehtësi fiskale në Paketën 2023
2022-10-24 09:23:04

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shoqata e Prodhuesve të Birrës, Ndërtimit, Riciklimit dhe Eksportuesve janë bërë bashkë për të parashtruar kërkesat për paketën fiskale të vitit 2023.  Në një konferencë të përbashkët për mediat sipërmarrësit thanë se nisur nga situata ekonomike që po kalon vendi, kostot janë rritur për biznesin me mbi 50 përqind

Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në emer të bizneseve të tjera ka parashtuar kërkesat e sipermarrësve për Paketën e re Fiskale.

Sektori i ndërtimit  (Foto R  T GROUP)

Sektori i ndërtimit  (Foto R  T GROUP)

“Heqja e akcizës për gazin. Ju jeni të vetëdijshëm që në vitin 2022 u vendos një taksë akcize për gazin 6 lekë/litër që rëndon industrinë e prodhimit vendor. Duhet automatikisht që të hiqet kjo taksë ose të operohet me formën e rimbursimit gjithmonë për industritë e prodhimit. Pra, nëse institucionet përgjegjëse e kanë të pamundur të vjelin akcizën e gazit për qytetarët dhe për konsum joprodhues atëherë të fillojmë të operojmë me rimbursimin e akcizës për gjithë industrinë e prodhimit. Të rishikohet drafti i propozuar nga Ministria e Financave në paketën fiskale 202 që ka hequr taksimin e diferencuar për produktin birrë, duke unifikuar akcizën mbi dhe nën 200’000 hektolitër në vit. E konsiderojmë si prodhim të pastudiuar dhe në dëm të prodhuesve të birrës shqiptare. Unë jam i bindur që palët duhet të ulen dhe të gjejnë gjithmonë një kompromis, duke vlerësuar realisht dhe situatën ku ndodhen industritë e prodhimit sot në Shqipëri.”- thotë Jaka.

Jaka tha se bizneset kërkojnë që të ulet ngarkesa fiakale, të zbatohet ligji i amnistisë fiskale, të hiqet TVSH për pajisjet për prodhimin e energjisë, të hiqet kufiri i TVSH për importin e makinerive.

“ Për kompanitë që investojnë në energjinë e rinovueshme diell dhe erë deri në vitin 2030 të përjashtohen nga tatimfitimi. Duke parë që qeveria shqiptare tashmë e ka shpallur si strategji investimi në sektorin e energjisë së rinovueshme, normalisht që duhen edhe incentive, të cilat stimulojnë investitorët qoftë të huaj apo vendorë që të financojnë në këtë sektor të rëndësishëm dhe jetik për ekonominë dhe konsumatorin shqiptar. Kështu që ne propozojmë që të përjashtohen të gjitha investimet në këtë sektor deri në vitin 2030 tatimfitimi. “- shtoi Jaka.

Barrë për bizneset është edhe pjesa e taksimit të pasurive të paluajtshme.

 

Biznes (Foto albanews)

Biznes (Foto albanews)

“ Të hiqet taksa e pasurive sidomos për ndërmarrjet prodhuese dhe atyre që kanë sipërfaqe të mëdha. Ka shumë kompani prodhimi, të cilat për efekt të punës së tyre kanë kapanone të mëdha që është në funksion të logjistikës dhe taksa që paguajnë aktualisht janë shumë të larta dhe rëndojnë realisht ekzistencën e tyre.”

I domosdoshëm është edhe krijimi i kapitalit për kreditimin e industrive prodhuese.

“Krijimi i një fondi garancie për kreditimin e industrive prodhuese nga bankat e nivelit të dytë. Nëpërmjet një fondi të ngritur me kontributin e qeverisëë dhe donatorëve do të lehtësohet aksesi për kredi për bizneset që operojnë në sektorin e industrive prodhuese, agroindustrinë etj. fondi i garancisë të operojë deri në 5 vjet, të krijojë kushte lehtësuese kreditimi për një periudhë mospagimi deri në një vit me interesa jo më shumë se 1%.”- thekson Jaka.

Edhe në sektorin e bujqësisë kërkesat janë të qarta se ku duhet të jetë fokusi i qeverisë.

“Për sektorin e bujqësisë. Shoqata e Agropërpunimit si dhe e Fermerëve kanë kërkuar, normë të reduktuar të TVSH-së në shitje për sektorin e përpunimit të qumështit dhe të gjitha produkteve të tjera ushqimore, që kanë të bëjnë në lidhje me industrinë e përpunimeve të produkteve në Shqipëri. Heqjen e akcizës së gazit, një pikë e përmendur edhe më lart. Gjithashtu kërkojnë që në sektor do të mbështetet nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2023 të përfshihen patjetër skemat e institucionit si më poshte vijon: Mbështetje direkte 10 lekë/litër qumështi pa limit të dorëzuara në pika të licensuara grumbullimi ose përpunimi. Mbështetje direkte 1000 lekë për çdo krerë lope pa limit të numrit të krerëve. Mbështetje direkte 2500 lekë për çdo krerë dele, dhi pa limit të numrit të krerëve.”

Gjithashtu kërkohet edhe lehtësi në barrën e taksave për lëndët e para që përdoren nga blegtorët.

Shoqata bizneseve (Foto Monitor)

Shoqata bizneseve (Foto Monitor)

“Mbështetje direkte 4500 lekë për krerë lopë pa limit, nëse e dërgon në thertore të licensuara. Mbështetje direkte 800 lekë për krerë dele, dhi pa limit nëse e dërgon në thertore të licensuara. Mbështetje direkte 20 lekë për hektarë pa imit për tokë të mbjellë nga fermat dhe blegtorët në funksion të blegtorisë me misër etj. Plus 10’000 lekë nëse përdoret farë e certifikuar. Heqja dhe reduktimi i TVSH-së për lëndët e para si: heqja e TVSH-së për përbërësit të sojës mqs është një produkt që nuk prodhohet në vendin tonë, heqja e TVSH-së për mineraleve, vitaminave dhe premikseve që përdoren për ushqim për kafshë dhe zogj, reduktim i TVSH-së për misër dh egrurë që përdoren për ushqim për kafshë, të subvencionohet sektori i prodhimit të mishit të shpendëve - është i vetmi sektor që nuk ka përfituar asnjë subvencion - të subvencionohet në masën 40-50 lekë kilogram mishi të prodhuar dhe shitur. Kjo do të ndihmonte dhe për të formalizuar këtë sektor të rëndësishëm. Të reduktohen taksat vendore për sektorin e agrobiznesit si taksë prone, trualli, arsimi etj.” - thuhet në kërkesat e prezantuara nga bizneset.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve, një krizë e tillë në tregun global që nuk i dihet se kur e ka fundin e saj, thellon rëndimin e situatës ekonomike në Shqipëri, aq më shumë me ndikim për industritë prodhuese që ende vuajnë edhe pasojat e shkaktuara nga tërmeti i Nënnorit 2019 dhe pandemia, që po i çon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme/SME drejt falimentimit. Sipas biznesve paketa fiskale e propozuar nuk është e mjaftueshme për përballimin e kësaj krize të rritjes së çmimeve ndaj  wshtw nevojë imediate që nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar e mbështetjes financiare, për të përballuar rritjet e kostove të prodhimit për shkaqet e cituara më lart, duke u përqendruar tek industritë prodhuese.