Së shpejti nis prodhimi i energjisë nga anijet TEC në Vlorë
2022-10-24 10:23:38

Foto: ATSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka lajmëuar se së shpejti nis prodhimi i energjisë nga anijet TEC që janë instaluar në portin e Vlorës.

“Jemi shumë afër fillimit të prodhimit të anijeve që erdhën dhe të transformimit të TEC-it famëkeq të Vlorës në një terminal me gaz të lëngshëm”,- tha kryeministri gjatë takimit me qytetarë të Fierit, njofton “ATSH”.

Rama tha se qeveria shqiptare po punon për të shtuar burimin e energjisë. Ai theksoi se në vend po ndërtohen parqe të mëdha fotovoltaike në Karavasta dhe në Spitallë të Durrësit, ndërsa HEC-i gjigant i Skavicës është në rrugë për t’u ndërtuar.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria synon të arrijë që brenda këtij 10-vjeçari të jetë 100% sovrane dhe mos të ketë nevojë të blejë energji jashtë, por vetëm ta shesë atë. (Fatosi)