Udhëheqësia e lartë e PKK-së takohet me median
2022-10-23 12:22:19

Të dielën në mesditë, shtatë anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, udhëheqësia e lartë e kësaj partie u takuan me gazetarët kinezë dhe të huaj, pasi u zgjodhën në plenumin e parë të Komitetit Qendror të 20-të të dalë nga Kongresi Kombëtar i mbyllur një ditë më parë.

Përveç sekretarit të përgjithshëm Xi Jinping, gjashtë anëtarët e tjerë të zgjedhur janë përkatësisht: Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang dhe Li Xi.

Gjatë takimit me median, Xi Jinping-u u zotua se Kina do të vazhdojë thellimin e reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme.

Pallati i Madh i Popullit, vendorganizimi i Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, Pekin(Foto:VCG)

Pallati i Madh i Popullit, vendorganizimi i Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, Pekin(Foto:VCG)