VCG
Mjedisi ekologjik i Rrafshnaltës Qinghai-Tibet ka pasur ndryshime historike dhe gjithëpërfshirëse, deklaroi Chen Ruifeng, anëtar i Komitetit Provincial Qinghai të Partisë Komuniste të Kinës, i cili është gjithashtu sekretar i Partisë të qytetit Xining, kryeqendra e provincës, në një konferencë shtypi gjatë Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, citon “China Daily”.
“Ne kemi ruajtur ekologjinë e Rrafshnaltës Qinghai-Tibet me të gjitha përpjekjet tona, duke u përpjekur ta ndërtojmë atë si një shembull mbarëkombëtar apo edhe mbarëbotëror të ruajtjes së sistemit ekologjik”,- tha Chen.
VCG
Në Qinghai ndodhen burimet e tre lumenjve kryesorë të Kinës, Yangtze, Lumi i Verdhë dhe Lancang. Ndaj dhe mbrojtja e mjedisit ekologjik të krahinës është me rëndësi jetike.
Sipas tij, gjatë dekadës së fundit, ruajtja e ujit në zonën e Sanjiangyuan është rritur me 6 për qind në bazë vjetore dhe ka transportuar 90 miliardë metra kub ujë në rrjedhat e poshtme çdo vit.
VCG
“Arritja më simbolike në mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore të Qinghait është ndërtimi i parqeve kombëtare”, tha Chen.
Në vitin 2021, Parku Kombëtar Sanjiangyuan u krijua zyrtarisht në Qinghai. Në të njëjtën kohë, një projekt pilot në Parkun Kombëtar të Malit Qilian u përfundua tërësisht. Provinca po përpiqet gjithashtu shumë të krijojë Parkun Kombëtar të Liqenit Qinghai.
“Ndërtimi i rezervave natyrore, me parqet kombëtare si boshti kryesor, ka arritur përparim të jashtëzakonshëm”,- tha Chen. (Irma)