Pekin, Xi Jinping shpreh bindjen për krijimin mrekullive të reja
2022-10-23 15:40:42

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Xi Jinping tha në mbylljen e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës se PKK-ja është plotësisht e sigurt dhe e aftë të krijojë mrekulli të reja, akoma më të mëdha, në udhëtimin e saj drejt epokës së re. Xi tha në fjalimin e tij se kongresi ka realizuar objektivat për unifikimin e mendimeve, forcimin e besimit, përpilimin e kursit dhe rritjen e moralit. "Ky ka qenë një kongres i mbajtjes së flamurit tonë lart, i bashkimit të forcës sonë dhe i promovimit të solidaritetit dhe përkushtimit." – tha Xi.

Në sesionin e mbylljes të kongresit që u drejtua nga Xi Jinping, është zgjedhur Komiteti i ri Qendror i PKK-së me 205 anëtarë dhe 171 anëtarë alternativë, si edhe një Komision i ri Qendror i Disiplinës (CCDI) me 133 anëtarë. Në këtë kongres, është miratuar rezoluta mbi raportin e Komitetit të 19-të Qendror të PKK-së, rezoluta mbi raportin e punës të Komisionit të 19-të Qendror Disiplinor, si dhe një rezolutë mbi një amendament në statutin e PKK-së. Në kongres u theksua se vendosja e pozitës thelbësore të kryetarit Xi në Komitetin Qendror dhe roli udhëheqës i Mendimit të Xi Jinpingut mbi socializimin me karakteristika kineze për një epokë të re, ka çuar në rilulëzimin kombëtar të Kinës në “një proces të pakthyeshëm historik”.

Për Komitetin e ri Qendror të sapozgjedhur, Xi tha se ky është një organ me përfaqësim të gjerë dhe me anëtarë të mirëkualifikuar, të cilët përshtaten me standardet e Komitetit Qendror, me pritshmërinë e zyrtarëve dhe publikut dhe reflektojnë gjendjen reale të bordit udhëheqës dhe zyrtarëve të PKK-së. Komiteti i ri Qendror i PKK-së do të ketë aftësi të ruajë misionin historik dhe drejtojë tërë partinë dhe popullin kinez në ndërtimin e Kinës në një vend socialist modern dhe rilulëzimin kombëtar në të gjitha sektorët, tha Xi Jinping. “Ne besojmë se të gjitha vendimet dhe planet në këtë kongres do të luajnë rol kyç në drejtimin e përpjekjeve tona për ndërtimin e një vendi modern socialist në të gjitha fushat, të nxitë rilulëzimin kombëtar në të gjitha frontet dhe të garantojë fitore të reja për socializmin me karateristika kineze.” - tha Xi.

Xi gjithashtu u bën thirrje delegatëve të mbajnë mend aspiratën dhe misionin origjinal të partisë, duke kujtuar pa pushim dhe në mënyrë të vendosur se “vendi është populli dhe populli është vendi”. Xi u shpreh gjithashtu se pas përpjekjeve 100-vjeçare, PKK-ja sërish po bën një udhëtim të ri për përballimin e sfidave të reja. “Kemi bindje dhe aftësi të plotë për krijimin e mrekullive të reja edhe më të mëdha në udhëtimin e ri drejt epokës së re, të cilat do të habisin tërë botën,” - tha Xi Jinping.

 

Xi nxiti të gjithë anëtarët e PKK-së të qëndrojnë të bashkuar rreth Komitetit Qendror të PKK-së duke mbajtur lart flamurin e e madh të socializmit me karateristika kineze. “Ne duhet të mbetemi të sigurtë në historinë tonë, të shfaqim iniciativë më të madhe historike dhe të kemi guximin për të luftuar dhe fituar.” – tha mes të tjerash Xi. Ai i bëri thirrje PKK-së të jetë e fokusuar, me vendosmëri të fortë dhe të bashkojë e të drejtojë popullin kinez në realizimin e objektivave dhe misioneve të përcaktuara nga Kongresi i 20-të Kombëtar. (Jiang Lei)