Publikohet komunikata e plenumit të parë të Komisionit të 20-të Qendror për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së
2022-10-23 13:56:43
Të dielën u publikua komunikata e plenumit të parë të Komisionit të 20-të Qendror për Kontrollin e Disiplinës të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).
Pallati i Madh i Popullit, Pekin(Foto:VCG)
Komunikata u miratua në plenumin e së dielës në Pekin, i cili u kryesua nga Li Xi.
Në plenum, Komisioni zgjodhi sekretarin, zëvendëssekretarët dhe anëtarët e Komitetit të Përhershëm dhe ia raportoi rezultatet e zgjedhjeve Komitetit Qendror të PKK-së për miratim.
Në plenum ishin të pranishëm 132 nga 133 anëtarët e Komisionit të 20-të Qendror për Kontrollin e Disiplinës.(Artan)
Lajmet Kryesore