Xi Jinping-u: Kina do të krijojë më shumë mundësi për botën me zhvillimin e saj
2022-10-23 14:23:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë takimit me shtypin të dielën, Xi Jinping-u mbajti një fjalim të rëndësishëm në emër të udhëheqjes së re të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).

Ai shprehu së pari falënderime të sinqerta në emër të Komitetit Qendror të PKK-së për besimin e të gjithë anëtarëve. "Duhet të mbajmë gjithmonë parasysh natyrën dhe objektivin e Partisë, misionin dhe përgjegjësitë tona, të kryejmë detyrat tona, të punojmë me zell dhe të mos dështojmë kurrë në përmbushjen e besimit të Partisë dhe të popullit,” vuri në dukje Xi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më tej ai shtoi: “Falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë Partisë dhe popullit të të gjitha kombësive, ne kemi ndërtuar sipas planit një shoqëri relativisht të begatë në të gjitha aspektet dhe kemi arritur Objektivin e Njëqindvjetorit të Parë. Tani ne po nisim me entuziazëm rrugëtimin e ri të ndërtimit të një vendi socialist modern në mënyrë të gjithanshme, duke marshuar drejt Objektivit të Njëqindvjetorit të Dytë dhe duke promovuar në mënyrë gjithëpërfshirëse përtëritjen e madhe të kombit kinez me anë të një rruge kineze të modernizimit”.

“Ne do të punojmë me popujt e të gjitha vendeve për të promovuar vlerat e përbashkëta të paqes, zhvillimit, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë për të gjithë njerëzimin, do të ruajmë paqen botërore, do të promovojmë zhvillimin botëror dhe do të vazhdojmë të nxitim ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin,”u shpreh Xi Jinping-u.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më tej ai theksoi se Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën. “Pas më shumë se 40 vjetësh përpjekjesh të pandërprera për Reformën dhe Hapjen, ne kemi krijuar dy mrekulli: zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe qëndrueshmërinë shoqërore afatgjatë. Tani ekonomia kineze ka elasticitet të fortë, potencial të madh dhe hapësirë të mjaftueshme për manovrim. Bazat e rritjes afatgjatë nuk do të ndryshojnë dhe dera e hapur e Kinës do të hapet edhe më tej. Ne do të thellojmë në mënyrë të palëkundur Reformën dhe Hapjen e gjithanshme, do të promovojmë në mënyrë të palëkundur zhvillimin me cilësi të lartë dhe do të krijojmë më shumë mundësi për botën nëpërmjet zhvillimit tonë,” tha Xi Jinping-u.