Zhvillimi me cilësi të lartë është prioriteti i modernizimit të Kinës
2022-10-23 15:48:35

Kina para së gjithash do të ndjekë zhvillimin me cilësi të lartë për të ndërtuar modernizimin e stilit kinez dhe ekonomia e saj pritet të fitojë një shtysë të re të fortë rritjeje pas Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).

Foto:VCG

Foto:VCG

Disa media perëndimore kanë bërë spekulime kundër ekonomisë kineze, si për shembull, largimi i kapitaleve të huaja nga Kina, ngadalësimi i ndjeshëm i rritjes së ekonomike etj. Por realiteti është se ekonomia kineze është transformuar nga rritja sasiore në atë cilësore. Ajo ka parë një rritje historike të fuqishme ekonomike, duke dhënë një kontribut të madh për ekonominë botërore. Ajo “do t'i përkushtohet ndërtimit të një ekonomie të hapur, të modernizuar dhe me standarde të larta në pesë vitet e ardhshme”, - thuhet në raportin e punës që u mbajt në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së që u mbyll të shtunën në Pekin.

 

Nga sasia në cilësi

Kina ka promovuar një model të ri zhvillimi, i cili është një qarkullim i hapur i dyfishtë dhe që përfshin tregjet e brendshme dhe të jashtme, duke zbatuar strategjinë e zhvillimit të motivuar nga inovacioni dhe nxitur zhvillimin e industrive strategjike. Vendi ka bërë përparime në disa teknologji kyçe në fusha të gjera, si fluturim hapësinor me ekuipazh, eksplorim të Hënës dhe të Marsit, nëndetëse në thellësi detare dhe tokësore, superkompjuter, navigim satelitor, informacion kuantik, teknologji të energjisë bërthamore, prodhim të avionëve dhe biomjekësi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina i është bashkuar radhëve të novatorëve botërorë. Për shembull, ajo ka shpikur çelikun e parë "të grisur me dorë" në botë që është i hollë sa 0.02 mm, i cili përdoret gjerësisht në prodhimin e celularëve të palosshëm, ekraneve fleksibël dhe të baterive. Ajo ka përpiluar gjithashtu dy standarde ndërkombëtare për projektimin dhe furnizimin me energji elektrike të trenave me shpejtësi të lartë që u njohën dhe u publikuan nga Unioni Ndërkombëtar i Hekurudhave. Kina ka prodhuar gjithashtu edhe makinën më të madhe në botë të shpimit të tuneleve (TBM), e cila mund të përdoret në ndërtimin e megaprojekteve të transportit. TBM-të kineze janë eksportuar në mbi 30 vende dhe rajone. Prodhimi dhe shitja e automjeteve me energji të re në Kinë (NEV) kanë kryesuar në tregun botëror për shtatë vite radhazi që nga viti 2015. Markat kineze ishin gjashtë nga dhjetë modelet më të shitura globale NEV në 2021. Ndërkohë, ndër dhjetë kompanitë më të mëdha të prodhimit të baterive në botë, gjashtë janë ndërmarrje kineze. Ajo ka krijuar gjithashtu rrjetin më të madh 5G në botë, ndërsa vitin e kaluar vëllimi i prodhimit të robotëve industrialë u rrit me 44.9% në krahasim me një vit më parë.

 

Rritja historike ekonomike

Foto:VCG

Foto:VCG

Të dhënat statistikore treguan se ekonomia kineze ka siguruar rritje me potencial të madh dhe elasticitet të provuar gjatë dekadës së fundit, e cila është ende tërheqëse për kapitalin e huaj dhe se ajo ka qenë një stabilizuese kryesore e zinxhirit të furnizimit global gjatë pandemisë COVID-19. PBB-ja e Kinës u rrit nga 54 trilion juanë (7.5 trilion dollarë) në vitin 2012 në 114 trilion juanë (rreth 15.8 trilion dollarë) vitin e kaluar, sa 18.5 për qind e totalit botëror, 7.2 pikë përqindje më e lartë se dhjetë vite më parë. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, gjatë dekadës së fundit, kontributi mesatar i saj në rritjen ekonomike globale vjetore i tejkaloi 30 për qind. Konsumi është bërë shtytësi kryesor i ekonomisë kineze, duke kontribuuar me 65.4 për qind të rritjes ekonomike në vitin 2021. Me një popullsi prej më shumë se 1.4 miliardë dhe 400 milionë banorë të “shtresës së mesme”, Kina është bërë tregu më i madh në botë i shitjeve me pakicë në internet për nëntë vite radhazi.

Vëllimi i vlerave të shtuara të produkteve industriale të Kinës është rritur nga 16.98 trilion juanë (2.4 trilion dollarë) në 2012-ën në 31.4 trilion juanë (4.4 trilion dollarë) në 2021-in, me peshën globale nga 22.5 për qind në gati 30 për qind. Sektori i prodhimit është më i madhi në botë për 12 vite me radhë dhe është përmirësuar me ngritjen e përqindjes së prodhimit me teknologji të lartë nga 9.4 në 15.1 për qind. Investimet e huaja të drejtpërdrejta (IHD) në Kinë janë shtuar nga 111.7 miliardë dollarë në 2012-ën në 173.5 miliardë dollarë në 2021-in. Investitorët e huaj kanë kapur mundësi të reja nga përshkallëzimi industrial dhe i nivelit të konsumit të Kinës, duke shtuar përkatësisht 8.7 dhe 33.6 për qind investime në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë së teknologjisë së lartë në tetë muajt e parë të këtij viti.

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Dronë përdoren për spërkatjen e pesticidit(Foto:VCG)

Detyrat për pesë vitet e ardhshme

Pesë vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për një fillim të mirë të përpjekjeve për modernizimin e Kinës. Në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së të sapombyllur, janë vendosur detyrat kryesore: Kina do të bëjë përparime në nxitjen e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë dhe do të kushtojë më shumë fuqi në studime tekniko-shkencore me inovacionin si karakteristikë e spikatur. Sistemi industrial do të modernizohet, me zbatimin e masave për të çuar përpara industrializimin e ri dhe për të përforcuar kapacitetin e Kinës në prodhim, astronautikë, transport, hapësirë kibernetike dhe zhvillim digjital, sipas raportit të punës të publikuar në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së. Kina gjithashtu do të hedhë në vazhdimësi hapa të rinj në reforma dhe hapje, duke vendosur sisteme të reja për një ekonomi të gjerë me standarde më të larta.

Në raport përcaktohet objektivi që PKK-ja do të përpiqet të realizojë në përgjithësi modernizimin socialist deri në vitin 2035, duke e shndërruar Kinën në një vend modern socialist të begatë, të fortë, demokratik, kulturalisht të avancuar, harmonik dhe të bukur nga viti 2035 deri në mesin e këtij shekulli.