Xi Jinping-u u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) në plenumin e parë të Komitetit të 20-të Qendror të zhvilluar të dielën, bëhet e ditur në një komunikatë.
Në plenum, që u kryesua nga Xi Jinping-u, ishin të pranishëm 203 anëtarët e Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së dhe 168 anëtarët zëvendësues.
Xi u emërua edhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të PKK-së në këtë plenum.
Anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së të zgjedhur në plenum janë Xi Jinping, Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang dhe Li Xi.
Gjithashtu plenumi zgjodhi anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, të cilët miratuan anëtarët e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK-së të propozuar nga Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së. Plenumi emëroi edhe anëtarët e Komisionit Qendror Ushtarak.
Po ashtu u miratuan sekretari, nënsekretarët dhe anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Komisionit të 20-të Qendror për Kontrollin e Disiplinës të zgjedhur në plenumin e parë të këtij Komisioni.