The Wall Street Journal: Gjatë pandemisë COVID-19, rriten shumë vetëvrasjet në burgjet e ShBA-së
2022-10-22 16:09:49

VCG

VCG

Sipas një raporti nga The Wall Street Journal më 18 tetor, sipas të dhënave të mbledhura nga gazeta, shkalla e vetëvrasjeve të të burgosurve në Shtetet e Bashkuara është rritur gjatë pandemisë COVID-19.

VCG

VCG

Në sistemin e burgjeve të shtetit të Teksasit, 61 të burgosur kryen vetëvrasje në vitin 2021, numri më i lartë i vetëvrasjeve të të burgosurve në 20 vitete e fundit. Ndërsa në shtetin e Luizanës, nga janari deri në fillim të tetorit 2021, 13 të burgosur kryen vetëvrasje, më shumë se trefishi i numrit total gjatë tre viteve të fundit. Që nga fillimi i këtij viti edhe në burgjet e Kentaky-t, kanë ndodhur 6 vetëvrasje.

VCG

VCG

Zyrtarët e burgjeve në disa shtete të ShBA-së thonë se rritja e vetëvrasjeve përkon me shpërthimin e COVID-19 dhe ata po ofrojnë ndihmë për të dënuarit me probleme mendore. Sipas tyre, rritja e vetëvrasjeve ka lidhje me shkurtimin e kohës së vizitave, abuzimi me substancat narkotike dhe mungesa e punonjësve në burgje.