VCG
Sichuan ka avancuar drejt zhvillimit me cilësi të lartë dhe ka bërë përparim në transformimin në një qendër të shkencës dhe teknologjisë, si dhe në fushën e inovacionit, tha Zheng Li, shefja e Departamentit të Publicitetit të Komitetit provincial të PKK-së, në një konferencë shtypi gjatë Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, përcjell “China Daily”.
Ajo theksoi se shumë laboratorë dhe institute kërkimore të nivelit kombëtar janë krijuar në provincën Sichuan.
VCG
“Rreth 60 për qind e njësive të gjeneratorëve të energjisë bërthamore në Kinë janë prodhuar në qytetin Deyang dhe 70 për qind e hekurudhës me shpejtësi të lartë prodhohet në Panzhihua. Këto projekte të mëdha, në një farë mase, mund të demonstrojnë kapacitetin e inovacionit dhe prodhimit industrial të provincës Sichuan, që ka përjetuar rritje dhe përparim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit”, tha Zheng.
Sichuan është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e forcave strategjike kombëtare shkencore dhe teknologjike. Po ashtu, zona ka bërë përpjekje solide për të promovuar zhvillimin e orientuar nga inovacioni dhe me cilësi të lartë, dhe është përpjekur të ndërtojë një qendër kryesore prodhuese, prodhimi i përgjithshëm ekonomik i provincës ka arritur rritje të shpejtë dhe PBB-ja e saj arriti në 5.38 trilion juanë (744.5 miliardë dollarë) vitin e kaluar.
Ndërkohë, Rrethi Ekonomik Chengdu-Chongqing ka arritur rezultate progresive në ndërtimin dhe zhvillimin e tij. “Ne ishim të emocionuar kur zbuluam se ndërtimi i rrethit ekonomik u përmend në raportin e dorëzuar në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së. Sichuan do të vazhdojë të punojë së bashku me Chongqing për të treguar “përrallën e dy qyteteve” dhe për të çuar përpara zhvillimin e rrethit ekonomik të dy qyteteve”,- tha Zheng. (Irma)