Kina deklaron planin e saj pas Stacionit Hapësinor
2022-10-22 16:10:50

Kryetari i kompanisë së Shkencave dhe Teknologjive Hapësinore të Kinës, Wu Yansheng bëri të ditur të shtunën se Kina do të vazhdojë përpjekjet për më shumë përparime teknologjike në sektorin kozmik.

Pas përfundimit të ndërtimit të stacionit hapësinor të Kinës deri në fund të këtij viti, planet e ardhshme të vendit përfshijnë zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të raketave transportuese, misionet me pilot në Hënë, një mision kthimi nga Marsi dhe eksplorimin e asteroideve. Wu, gjithashtu një delegat në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, i tha këto deklarata gjatë zhvillimit të kongresit në Pekin. (Jiang Lei)