Liderët kryesorë të PKK-së do të takohen të dielën me shtypin
2022-10-22 12:55:02

Liderët kryesorë të Partisë ose anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së do të takohen të dielën me gazetarët kinezë dhe të huaj, pas mbylljes së plenumit të parë të Komitetit Qendror të 20-të të sapozgjedhur.

Pallati i Madh i Popullit, Pekin(Foto:VCG)

Pallati i Madh i Popullit, Pekin(Foto:Xinhua)

Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së u mbyll të shtunën paradite në Pekin. Gjatë një jave, 2296 delegatë që përfaqësojnë mbi 96 milionë anëtarë dhe mbi 4.9 milionë organizata-bazë të Partisë, shqyrtuan dhe miratuan raportet e punës të mbajtura nga Komiteti i 19-të Qendror i PKK-së dhe Komisioni i 19-të për Kontrollin e Disiplinës, miratuan rezolutën për amendimin e statutit të Partisë, votuan anëtarët e Komitetit Qendror të 20-të, si edhe anëtarët e Komisionit të ri për Kontrollin e Disiplinës.

Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së hapet më 16 tetor, Pekin(Foto:Xinhua)

Sipas statutit të PKK-së, anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm, zgjidhen në plenumin e parë të Komitetit Qendror të ri.