Foto nga VCG
Më 16 tetor u hap në Pekin Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës. Sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping prezantoi raportin e punës lidhur me arritjet në pesë vitet e fundit, duke treguar rrugën e zhvillimit të vendit në 5 vitet e ardhshme. Për Grupin Mediatik të Kinës dr. shk. Marsela Musabelliu, drejtore ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit komenton raportin e mbajtur nga presidenti Xi në hapje të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së
CMG: Raporti i kreut të shtetit të Kinës Xi Jinping shënoi pikën kulmore të punimeve të Kongresit të 20-të të PKK-së. Çfarë përfshin dhe si paraqitet në formë dhe përmbajtje ky raport?
Dr. shk. Marsela Musabelliu: Raporti Politik i dorëzohet Kongresit Kombëtar çdo 5 vjet dhe konsiderohet si dokumenti më i rëndësishëm i politikës së Kinës. Është një përmbledhje që mbulon punën e bërë në të gjitha fushat me ndikim në vend, duke parashtruar plane për vazhdimin e kësaj pune dhe duke vendosur agjendën në termat e një vizioni gjithëpërfshirës për kombin.
Raporti Xi Jinping i dorëzuar Kongresit përbëhet nga 15 pjesë:
Puna e pesë viteve të kaluara dhe ndryshimet e mëdha në dekadën e parë të epokës së re.
Një kufi i ri në përshtatjen e marksizmit me kontekstin kinez dhe nevojat e kohërave.
Udhëtimi i ri i epokës së re: Misionet dhe detyrat e Partisë Komuniste të Kinës.
Përshpejtimi i krijimit të një modeli të ri zhvillimi dhe ndjekja e zhvillimit me cilësi të lartë.
Forcimi i Kinës përmes shkencës dhe arsimit dhe zhvillimi i një fuqie punëtore të fortë për nxitjen e modernizimit
Avancimi i demokracisë popullore dhe sigurimi që populli të drejtojë vendin.
Ushtrimi i qeverisjes së bazuar në ligj në të gjitha frontet dhe avancimi i sundimit të ligjit në Kinë.
Ndërtimi i besimit dhe forcës kulturore dhe sigurimi i sukseseve të reja në zhvillimin e kulturës socialiste.
Përmirësimi i mirëqenies së njerëzve dhe rritja e cilësisë së jetës,
Ndjekja e zhvillimit të gjelbër dhe promovimi i harmonisë midis njerëzimit dhe natyrës
Modernizimi i Sistemit dhe Kapacitetit të Sigurisë Kombëtare të Kinës dhe Ruajtja e Sigurisë Kombëtare dhe Stabilitetit Social.
Arritja e Objektivit njëqindvjetor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe Modernizimi i Mëtejshëm i Mbrojtjes Kombëtare dhe Ushtarake,
Mbështetja dhe përmirësimi i politikës së një vendi, dy sistemeve dhe promovimi i ribashkimit kombëtar.
Promovimi i paqes dhe zhvillimit botëror dhe ndërtimi i një komuniteti njerëzor me një të ardhme të përbashkët.
Ushtrimi i vetëqeverisjes së plotë dhe rigoroze dhe avancimi i projektit të ri të madh të ndërtimit të partisë në Epokën e Re.
Xi vuri në dukje se në pesë vitet e fundit PKK-ja ka ndjekur një strategji të përtëritjes kombëtare mes ndryshimeve globale të një madhësie të paparë në një shekull dhe ka bërë plane të mëdha strategjike për të çuar përpara çështjen e Partisë dhe vendit.
“Me përpjekje dhe vendosmëri të madhe, ne kemi avancuar në mënyrë të qëndrueshme socializmin me karakteristika kineze në epokën e re”, tha Xi.
Duke rishikuar punën e Partisë gjatë dekadës së parë të epokës së re, Xi vuri në dukje se dhjetë vitet e fundit shënuan tre ngjarje madhore me rëndësi të madhe të menjëhershme dhe rëndësi të thellë historike për kauzën e Partisë dhe popullit: Ne përqafuam njëqindvjetorin e Partisë Komuniste e Kinës; ne futëm në një epokë të re të socializmit me karakteristika kineze; ne zhdukëm varfërinë absolute dhe përfunduam ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të prosperuar në të gjitha aspektet, duke përfunduar kështu Qëllimin e Parë të Njëqindvjetorit.
Arritëm një prosperitet të moderuar, ëndrrën mijëravjeçare të kombit kinez.
Kemi hartuar plane strategjike të mirëmenduara.
Ne e kemi thelluar tërësisht reformën me guxim të jashtëzakonshëm politik dhe kemi ndjekur një strategji më proaktive hapjeje. Ne kemi vazhduar rrugën e përparimit politik socialist me karakteristika kineze .Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë mangësitë në punën tonë dhe vështirësitë dhe problemet e shumta me të cilat përballemi. Këto objektiva ka theksuar në raport sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping.
CMG: Synimet e qeverisë së drejtuar nga PKK. Si shfaqet në punën e Kongresit ky koncept?
Dr. shk. Marsela Musabelliu: “Detyra qendrore” e PKK-së është të ndërtojë një vend të madh modern socialist, të avancojë ripërtëritjen kombëtare - tha Xi - dhe pesë vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për fillimin e mbarë të përpjekjeve. Lidershipi i Kinës zotohet kështu të avancojë në mënyrë gjithëpërfshirëse përtëritjen kombëtare përmes një rruge kineze drejt modernizimit.
Në raport u përmendën një gamë e gjerë fushash në të cilat Kina do të përpiqet për përparim të mëtejshëm, duke përfshirë rritjen ekonomike me cilësi të lartë, zhvillimin e ekuilibruar, ruajtjen ekologjike, mirëqenien e njerëzve, forcimin e Partisë, qeverisjen e bazuar në ligj, hapjen e nivelit të lartë, inovacion i pavarur teknologjik dhe përpjekje diplomatike për të promovuar paqen dhe zhvillimin botëror.
Më shumë progres në kuadrin e zhvillimit me cilësi të lartë, zhvillimi ekonomik i bazuar në inovacionin e rritjes së PBB-së totale, punësimin, arritjet arsimore, tekonologjike. Në këtë logjikë, modernizimi dhe zhvillimi ishin fjalët më të përsëritura në raport. Pavarësisht dekadave të avancimit, Kina e ka nisur përparimin e saj nga një bazë e paktë, si një vend kryesisht agrar gjysmë i industrializuar. Kjo ka qenë një periudhë e stërzgjatur që kërkonte shumë punë madje dhe shumë sakrifica nga populli kinez për arritur ekonomitë e përparuara në botë.
CMG: Cila është rëndësia e këtij Kongresi për Kinën?
Dr. shk. Marsela Musabelliu: PKK-ja i ka kushtuar gjithmonë një rëndësi të madhe rishikimit të përvojës së saj historike. Që nga krijimi i saj ka pasur dy moment të tilla, dhe tashmë jemi tek i treti.
Në vitin 1945, në momentin kritik për sigurimin e fitores përfundimtare në Luftën e Rezistencës kundër agresionit japonez -Rezolutën për disa çështje në historinë e PKK-së Mao Zedong.
Rezoluta rishikonte historinë e Partisë dhe përvojën që ajo kishte fituar dhe mësimet që kishte nxjerrë që nga themelimi i saj në 1921. Ai nxori përfundime mbi çështjet kryesore historike të Partisë, duke çuar në një konsensus të gjerë midis të gjithë anëtarëve të Partisë, veçanërisht zyrtarëve të lartë, mbi çështjet themelore që lidhen me revolucionin kinez. Ai shërbeu për të forcuar solidaritetin e PKK-së.
Kur vendi hyri në një periudhë të re të shënuar nga fillimi i reformave dhe hapja, Deng Xiaoping vuri në dukje: “Përvoja e sukseseve është e paçmueshme, dhe po kështu janë mësimet e nxjerra.....”
Në vitin 1981 miratohet Rezoluta për disa çështje në historinë e Partisë që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës. Rezoluta shqyrtonte historinë e PKK në periudhën para themelimit të Republikës Popullore dhe përmblidhte përvojën e fituar gjatë revolucionit dhe ndërtimit socialist.
Rezoluta jepte vlerësime për disa ngjarje madhore dhe figura të rëndësishme.
Kanë kaluar 77 vjet nga miratimi i rezolutës së parë të Partisë për çështjet historike dhe 40 vjet nga e dyta. Katër dekadat e fundit kanë dëshmuar një përparim të jashtëzakonshëm në aspektin teorik dhe praktik.
Tani kemi arritur në një moment historik të ri. Teksa shikojmë prapa dhe vëmë sytë nga e ardhmja, kemi një nevojë objektive dhe kushte subjektive për një rishikim të plotë të arritjeve kryesore dhe përvojës historike të Partisë sonë gjatë shekullit të kaluar, veçanërisht ato në 40 vitet e tjera të reformës dhe duke u hapur.
Me kongresin e 20-të socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re. Një epokë ku thelbi është përmirësimi i vazhdueshëm i çdo aspkti të jetës së njerëzve dhe kombi është ne duar të sigurta, pasi drejtimi i vendit bëhet me prioritete të qarta, plane të mirëpeshuara, skema politke të analizuara kthejellët, dhe bindja se e ardhmja do të jetë më e mirë.
CMG: Keni jetuar në Kinë. Mund të ndani me ne opinionin tuaj për jetën e përditëshme, sigurinë, shërbimet administrative. Sa rëndësi kanë për qytetarin e thjeshtë kinez punimet e Kongresit?
Dr.shk Marsela Musabelliu: Një sistem dhe qeverisje që funksionojnë duken në detajet më të imta të përdishtmërisë së njerëzve. Puna e autoriteteve duket në radhë të parë në siguri. Në udhëtimet e mia nëpër botë, askund nuk jam ndjerë më e sigurtë se në Kinë, qoftë në metro, taksi, tren, sheshe, ditën, natën, asnjëherë nuk kam pasur as incidentin më të vogël.
Por, kur shkova të jetoja atje, e pashë në realitet si funksionon e përditshmja. Po marr një rast dokumentacioni.
Në momentin që një i huaj shkon për të jetuar në Kinë ka nevojë për një seri procedurash deri në marrjen e lejes së qëndrimit.
Atëherë, duhet të bëhet regjistrimi i adresës residente, regjistrimi i punës ose shkollës, dhenia e informacionit peronal në bashki, hapja e një llogarie bakare, aplikimi për residencë në komisariatin e qyetetit dhe si përfundim marrja e lejes së qendrimit.
Të gjitha këto unë i kam mbyllur për dy ditë dhe çfarë me ka ngelur në mendje është se si sistemi është ndërtuar i tillë në menyrë që nuk të lë hapësirë as për gabime dhe as për anashkalime.
Sepse, nuk shkohet tek hapi 5 pa mbaruar hapin 1 dhe 2, dhe nuk krijohen vonesa pasi kronologjia dhe tipologjia e procedurës është statike. Unë kam jetuar edhe në vende të tjera si e huaj, madje edhe G8 dhe për të njëjtat procedura më janë dashur muaj.
Intervistoi Eda Merepeza