Çfarë lehtësish ofron Shqipëria për investitorët e huaj
2022-10-21 11:24:50

Qeveria shqiptare, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve ofron informacion të përditësuar, ku pasqyrohen lehtësitë që ofron në mënyrë të vazhdueshme shteti dhe ekonomia shqiptare, sa i përket investimeve në biznes, sistemeve konkurruese të tatim-taksave dhe investorëve strategjikë. Për Grupin Mediatik të Kinës flet eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi lidhur me këtë temë.

CMG: Çfarë lehtësish ofron Shqipëria sa i përket investimeve të huaja?

Bardhi Sejdarasi (Foto CMG)

Bardhi Sejdarasi: Është shumë komplekse si temë, por shumë e domosdoshme sepse të gjithë ata që kërkojnë të investojnë në Shqipëri apo qoftë dhe shqiptarët që bashkëpunojnë me të huajt, janë të detyruar të njohin incentivat që i ofrohen një biznesi për të hyrë në tregun shqiptar. Vendi ynë ka disa vite që nëpërmjet Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve të Huaja, pjesë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, e bën këtë proces shumë të njohur në arenën ndërkombëtare, sepse investiorët kanë mjaft interes të futen në tregun shqiptar, që ofron lehtësi. Ndër këto lehtësi pëermendim potencialin e vendodhjes gjeografike, kushtet klimaterike apo dhe burimet natyrore. Ka shumë shtete në botë që i kërkojnë këta tregues që janë shumë favorizues për një biznes.

Ajo që promovohet si avantazh për Shqipërinë është krahu i lirë i punës, ne vazhdojmë të kemi një kosto të krahut të punës e cila ndihmon për të bërë biznes. Po ashtu ne i kemi të gjitha në një dritare nëpërmjet Qëndrës Kombëtare të Biznesit. Shqipëria ofron shumë skema lehtësuese, kemi një ligj shumë strategjik dhe ligje të tjera enkas për investimet dhe këto i krijojnë mundësi bizneseve nga çdo cep i globit që t’i shfrytëzojnë këto mundësi, resurse dhe avantazhe që krijon tregu shiptar. Ka një problem, i cili  është kontakti i drejtëpërdrejtë me administratën, që disa e quajnë pjesë e korrupisonit, por ne kemi sistem të digjitalizuar dhe këtu ekziston mundësia që të mos ta kesh kontaktin fizik.

Investimet e Kinës në Shqipëri (Foto Monitor.al)

CMG: Nga cilat vende ka më tepër interes për të investuar në Shqipëri?

Bardhi Sejdarasi: Gjeografia është e diversifikuar, sepse po t’i shohësh vendet europiane kanë pjesën më të madhe për shkak edhe të afërsisë. Ne kemi një treg që është ai prodhimeve të materialeve me porosi, Italia, Gjermania, Franca, por dhe shtete të tjera janë aktorët kryesorë në këtë treg. Kohët e fundit kemi pasur një interesim për industrinë automotive, ne kemi kompani nga Koreja e Jugut deri në SHBA që kërkojnë të hyjnë në këtë treg  për të përgatituter dhe shitur më pas produkte të gatshme dhe gjysmë të gatshme, që lidhen me sistemin e mjeteve motorike. Për shembull kompania koreane në Shqipëri prodhon të gjithë sistemin elektrik të makinave që ata përdorin në shtete e tyre dhe që fuqizojnë Europën. Po ashtu edhe kompania franceze e makinave “Renault”, që prodhon në Elbasan.

CMG: Në një analizë thuhet se Ballkani dhe Shqipëria shërbejnë si një trampoline, një urë lidhëse  për inestimet e huaja kineze. Çfarë mund të themi për këto investime në vendin tonë?

Bardhi Sejdarasi: Investimet kineze në Shqipëri kanë qenë të njohura dhe pëprara viteve 90 në shumë sektorë. Këto investime kanë dy fokuse, njëri i drejtëpërdrejtë dhe ata nuk tentojnë vetëm tregun e vogël shqiptar, por dhe në shtete të tjera që lidhen me sisteme të mëdha. Të gjitha kompanitë që vijnë duhet të njohin investimet dhe mbështetja që i bëhet nga qeveria, normat e larta të investimit dhe garancia.

Takimet mes delegacionit Kinez dhe qeverisë shqiptare (Foto Gazeta sot.com)

CMG: Referuar dhe periudhës së krizës, sa do të ndikojë kjo periudhë tek investimet?

Bardhi Sejdarasi: Në periudhën e pandemisë ne kishim plus edhe tërmetin. Për shkak të mbylljes nuk pati mundësi as për të lëvizur, biznesi nëse nuk realizon takimet e ka të pamundur të funksionojë. Këto dy vite pati një ngërç dhe kanë ndryshuar shumë gjëra në vitin 2022. Para pak ditësh kemi pasur një takim të bizneseve të rajonit dhe më gjerë në turizëm. Tentohet që nga Republika Popullore e Kinës të vendoset një linjë ajrore direkte. Investimi i huaj direkt sjell përiftime jo vetëm për atë që investon, por edhe për atë vend që e pret investimin. Shumica e shteteve tentojnë të krijojnë sa më shumë favorizime për investimet.