Kina ka kontribuar aktivisht për qeverisjen globale të klimës, tha të premten zëvendësministri kinez i Ekologjisë dhe Mjedisit Zhai Qing në një konferencë shtypi në kuadër të Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.

Konferenca COP15, tetor 2021, qyteti Kunming, provincë Yunnan, Kinë Jugperëndimore(Foto:VCG)
Si vendi më i madh në zhvillim i botës, Kina do të bëjë uljen e lëshimit të karbonit me intensitetin më të madh në botë dhe do të kryejë kalimin nga kulmi i lëshimit të karbonit në asnjanësimin e tij në periudhën më të shkurtër të kohës në histori, theksoi zv.ministri.
Zhai u shpreh gjithashtu se Kina mbështet multilateralizmin dhe parimin e përgjegjësisë së përbashkët, por të ndryshme sipas mundësive, dhe ka nxitur nënshkrimin, hyrjen në fuqi dhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit.

Foto:VCG

Foto:VCG
Sipas tij, Kina ka marrë pjesë aktive në bashkëpunimin Jug-Jug lidhur me ndryshimin e klimës dhe ka ndihmuar vendet e tjera në zhvillim, veçanërisht vendet e vogla ishullore, vendet afrikane dhe vendet më pak të zhvilluara, për të përmirësuar kapacitetet e tyre të reagimit ndaj ndryshimit të klimës dhe për të ulur ndikimet e dëmshme të këtij ndryshimi.
Në të ardhmen, Kina do të punojë me të gjitha palët për të marrë pjesë aktive në qeverisjen globale mbi ndryshimin klimatik, do të promovojë një sistem të drejtë dhe të arsyeshëm të qeverisjes globale të klimës për përfitime të përbashkëta, do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin Jug-Jug mbi ndryshimin e klimës dhe do të ofrojë zgjidhjet, forcën dhe mençurinë kineze përballë ndryshimit global të klimës, theksoi Zhai Qing.(Artan)
