Përparime të dukshme janë bërë gjatë promovimit të nismës “Kina e bukur” dekadën e kaluar, falë përpjekjeve të përbashkëta për të përmirësuar mjedisin dhe ekologjinë e Kinës, bëri të ditur zv.ministri i Ekologjisë dhe Mjedisit Zhai Qing në një konferencë shtypi të organizuar të premten në Pekin në kuadrin e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë së Komuniste të Kinës.
Zonë rurale, qytet Nankin, provincë Jiangsu, Kinë Lindore(Foto:VCG)
Sipas tij, Kina ka pasur arritje të dukshme në mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin e gjelbër që nga viti 2012. “Lufta kundër ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës ka sjellë rezultate konkrete. Vjet, dendësia mesatare e grimcave PM2.5 në qytetet e Kinës mbi ose në nivel prefekture është ulur 34.8 % në krahasim me vitin 2015”, tha z. Zhai.
Për sa u përket mbrojtjes dhe restaurimit ekologjik, zona e përgjithshme e rezervateve natyrore të të gjitha niveleve zë rreth 18 % të sipërfaqes tokësore të Kinës dhe janë krijuar pesë parqe kombëtare ekologjike. Popullata e mbi 300 llojeve të kafshëve dhe bimëve që rrezikoheshin të zhdukeshin është shtuar, bëri të ditur ai.
Foto:VCG
Ndërkohë, përparim i qëndrueshëm është bërë edhe në zhvillimin e gjelbër, të vazhdueshëm dhe me lëshim të ulët karboni.
Vitin e kaluar, lëshimi i dioksidit të karbonit për njësi të PBB-së në Kinë u ul 34.4 % në krahasim me vitin 2012 dhe përqindja e qymyrit në konsumin energjetik të vendit ra nga 68.5 % në 56 % gjatë së njëjtës periudhë.
Të moshuarit luajnë pingpong në park, 20 tetor 2022, qytet Zaozhuang, provincë Shandong(Foto:VCG)
Në të ardhmen, Kina do të përmirësojë më tej ekologjinë e do të forcojë mbrojtjen e mjedisit, dhe do të nxisë transformimin e gjithanshëm të gjelbër të zhvillimit ekonomiko-shoqëror, duke krijuar dhe përmirësuar sistemin modern të qeverisjes mjedisore, tha zyrtari nga Ministria e Ekologjisë dhe e Mjedisit në konferencën e shtypit.(Zhang Yan/Artan)