Foto: VCG
Presidiumi i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës mbajti mbledhjen e tretë në Pallatin e Madh të Popullit të premten paradite. Në këtë mbledhje u miratua projektlista e anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të Komitetit Qendror, si edhe e anëtarëve të Komisionit për Kontrollin e Disiplinës, dhe iu dorëzua delegatëve për shqyrtim.
Mbedhja u kryesua nga shoku Xi Jinping.
Sipas rregullave të metodës dhe programit të zgjedhjeve të Kongresit, të premten pasdite do të zhvillohen mbledhjet në grup të delegacioneve të ndryshme për të diskutuar mbi listën e anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të Komitetit Qendror dhe të anëtarëve të Komisionit për Kontrollin e Disiplinës të miratuar në mbledhjen e tretë e presidiumit
Paraditen e së shtunës Kongresi do të mbajë zgjedhjet zyrtare. (Çang Çuo)