Politikanët europianë vlerësojnë zgjerimin e hapjes së Kinës
2022-10-21 20:14:31

 Ndërsa në Pekin vijon të zhvillohet Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së, politikanë dhe ekspertë të disa vendeve europiane kanë shprehur vlerësimin e tyre për kontributet e Kinës ndaj botës dhe vendosmërinë e palës kineze për zgjerimin e mëtejshëm të hapjes.

Kryeparlamentarja e Malit të Zi Danijela Xhuroviç(Foto:CMG)

Kryeparlamentarja e Malit të Zi Danijela Xhuroviç u shpreh se, gjatë më shumë se 100 vjetëve që prej krijimit të Partisë Komuniste të Kinës, bota dhe Kina kanë përjetuar ndryshime të mëdha dhe kjo parti gjithmonë ka ruajtur gjallërinë dhe ka qenë në përtëritje të vazhdueshme. “Përpara mjediseve të ndryshme të jashtme, PKK-ja ka qenë gjithmonë në gjendje të marrë masa përballuese. Kjo është një cilësi e rëndësishme strategjike e një partie”, tha znj. Xhuroviç.

Ndërsa David Valentine, ish-kryezyrtar i Këshillit "Angus" të Skocisë, që ka bërë mbi 60 vizita në Kinë, tha për CMG-në: “Dëshiroj ta uroj Partinë Komuniste të Kinës për arritjen e sukseseve të mëdha. Vendosmëria e Kinës për zgjerimin e hapjes mirëpritet në Skoci, sepse ne i kushtojmë rëndësi forcimit të marrëdhënieve britaniko-kineze, për të dhënë kontribut për lulëzimin e përbashkët dhe për t’i sjellë botës një jetë më të bukur ”.

Ish-zv.kryeministri i Moldavisë Victor Stepaniuk(Foto:CMG)

Ish-zv.kryeministri i Moldavisë Victor Stepaniuk(Foto:CMG)

Ish-zv.kryeministri i Moldavisë Victor Stepaniuk vuri në dukje se Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së është një ngjarje e rëndësishme, që tërheq vëmendjen e madhe të vendeve të ndryshme. “Kongresi po përcakton objektivat për zhvillimin e Kinës në pesë vjetët e ardhshëm dhe po ofron mendime të reja. Drejtimi i zhvillimit të Kinës është bërë një barometër për botën,” u shpreh z. Stepaniuk.