Dera e Kinës po hapet gjithnjë e më shumë
2022-10-20 20:52:21

Në dekadën e kaluar, Kina ka zbatuar një strategji më aktive të hapjes, duke zgjeruar pandërprerë fushat, përmasat dhe thellësinë e shkëmbimeve me botën e jashtme.

Foto:VCG

Foto:VCG

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve u shtua nga 4.4 trilionë në 6.9 trilionë dollarë amerikanë, duke u renditur në vendin e parë në botë. Në të njëjtën kohë, përveç produkteve të konsumit të përditshëm, eksportet e produkteve mekaniko-elektrike dhe të teknologjisë së lartë kineze u rritën përkatësisht 68.4 % dhe 62.9 %.

Në dekadën e kaluar, investimet e huaja në Kinë arritën në 1.15 trilion dollarë amerikanë, 62.9 % më shumë në krahasim me dhjetë vjet më parë, duke zënë vendin e dytë për pesë vjet radhazi që nga viti 2017. Gjithashtu, numri i ndërmarrjeve me investime të huaja u ngrit me një shpejtësi të lartë. Vjet u krijuan 48 mijë kompani të huaja, dy herë më shumë se në vitin 2012.

Foto:VCG

Foto:VCG

Për sa i përket hapjes së nivelit të lartë, në dekadën e kaluar Kina ka ndërtuar 21 zona pilot të tregtisë së lirë dhe planifikon ta kthejë provincën ishullore Hainan në një port të plotë të tregtisë së lirë. Gjatë kësaj periudhe, janë publikuar 278 masa inovative të sistemit të tregtisë ndërkufitare. Tani pikat e listës negative për hyrjen e investimeve të huaja janë pakësuar nga 190 në 27.

 Jo vetëm kaq, por Kina ka nënshkruar mbi 200 dokumente me mbi 170 vende e organizata ndërkombëtare në kuadër të bashkëpunimit për nismën“Një brez, një rrugë”. Numri i marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e tjera u shtua nga 10 në 19, ndërsa vëllimi i import-eksportit me partnerët e tregtisë së lirë zë 35 % të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë kineze, nga 17 % para dhjetë vjetësh.(Zhang Yan/Artan)