Dekada e fundit, numri i vendeve me marrëdhënie diplomatike me Kinën ka arritur nga 172 në 181  
2022-10-20 16:52:53

Konferencë shtypi, 20 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Konferencë shtypi, 20 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)

Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu u shpreh në një konferencë shtypi të enjten se, gjatë 10 vjetëve të fundit, diplomacia e vendit të madh me karakteristika kineze ka pasur arritje të gjithanshme historike dhe novatore.Numri i vendeve që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën është rritur nga 172 në 181 dhe numri i vendeve e organizatave që kanë krijuar marrëdhënie partneriteti me Kinën ka arritur në 113, nga 41 që ishte më parë.

Ma Zhaoxu tha gjithashtu se tani ndikimi ndërkombëtar, forca tërheqëse dhe fuqia formësuese e Kinës janë përmirësuar ndjeshëm dhe Kina ka marrë pjesë në qeverisjen globale në fusha më të gjera, në nivel më të thellë dhe me forcë më të madhe se kurrë më parë. Kina është bërë shtylla kryesore e mbrojtjes së multilateralizmit.

Lidhur me synimet e politikës së jashtme të Kinës, Ma Zhaoxu theksoi se qëllimet dhe objektivat e diplomacisë kineze janë shumë të qarta: ruajtja e paqes botërore, promovimi i zhvillimit të përbashkët dhe nxitja e ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit. Kina këmbëngul në promovimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit nëpërmjet veprimeve konkrete. Ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" është bërë një produkt publik global popullor dhe një platformë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Nisma e Zhvillimit Global dhe Nisma e Sigurisë Globale kanë kontribuuar për ruajtjen e paqes botërore dhe nxitjen e zhvillimit të përbashkët. Kina mbështet me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb, rendin ndërkombëtar të bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe normat e marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duke nxitur zhvillimin e qeverisjes globale në një mënyrë më të drejtë e të barabartë, theksoi numri dy i diplomacisë kineze. (Çang Çuo)