< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Basketbolli për të rinjtë, Jr. NBA për herë të parë në Shqipëri
2022-10-20 11:22:48

Junior NBA vjen për herë të parë në Shqipëri me programin e tij të basketbollit për të rinjtë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, shpërndau në rrjete sociale video nga ceremonia e hapjes dhe rekrutimit për programin si dhe premtoi se dikasteri që drejton do të vijojë të mbështesë çdo nismë që synon masivizimin e sportit, aktivizimin e sa më shumë fëmijëve dhe të rinjve, si dhe zhvillimin e disiplinave të ndryshme sportive përfshirë dhe basketbollin.

Junior NBA synon të zhvillojë një pasion të përhershëm për lojën e basketbollit te djemtë dhe vajzat e moshës 6 deri 14 vjeç, duke u mësuar atyre bazat e sportit, ndërsa u rrënjos vlerat thelbësore, përfshirë punën në grup, respektin dhe sportivitetin. (Elona)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree