Ekspertët lavdërojnë raportin mbi zinxhirët industrialë dhe të furnizimit
2022-10-20 11:51:42

Një raport i dorëzuar në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, mbi rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, është lavdëruar nga ekspertë të ekonomisë.  Sipas tyre, stabiliteti i zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit është jetik për të siguruar mbarëvajtjen e ekonomisë globale.  

Vëzhguesit ekonomikë lavdëruan të hënën një raport, të dorëzuar të dielën në hapjen e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, për theksin e tij në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit. Theksi i raportit, sipas tyre, do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë të vendit, i cili nga ana tjetër do të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike globale.

Një punonjës punon në linjën e prodhimit të paneleve diellore në një kompani në Lianyungang, provincën e Jiangsu/China Daily

Raporti thoshte: "Ne do të rrisim produktivitetin total të faktorëve dhe do t'i bëjmë zinxhirët industrialë dhe të furnizimit të Kinës më elastike dhe të sigurta".

Cai Jin, nënkryetari i Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve, tha se Kina është vendi më i madh prodhues në botë dhe krenohet me një treg të madh vendas. "Si rezultat, stabiliteti dhe qëndrueshmëria e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit të Kinës janë të një rëndësie të madhe për zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit".

Sipas Cai, Kina përballet me sfida në zinxhirët e furnizimit në mes të pandemisë Covid 19, por kombi ka treguar aftësi të forta inovative në trajtimin e tyre. Për shembull, teknologjitë digjitale kanë luajtur një rol më të madh në nxitjen e integrimit të zinxhirëve të furnizimit “online” dhe “offline”.

"Ndërsa bëhen më shumë përpjekje për të siguruar zinxhirët industrialë dhe të furnizimit, industritë e përhapura të Kinës do të shohin zhvillim më të mirë dhe do të kenë një themel më të shëndoshë",- tha Cai.

nga VCG

Bai Ming, zëvendësdrejtor i kërkimit të tregut ndërkombëtar në Akademinë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik, tha se forcimi i qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit shihet gjerësisht si jetik për të siguruar mbarëvajtjen e ekonomisë globale.

Në dekadat e fundit, bota ka formuar një ndarje industriale të punës, me vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën përmes zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, por një peizazh i tillë po përballet me sfida në mes të pandemisë Covid 19, tha Bai.

Për t'u marrë më mirë me erërat e kundërta, ekziston nevoja për të promovuar bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në zinxhirët e furnizimit, tha Bai.

Bai tha se Kina krenohet me një sistem të plotë të mbështetjes së zinxhirit të furnizimit, një sistem të fortë logjistik dhe një treg të madh, të cilat janë tërheqëse për kompanitë e mëdha shumëkombëshe.

nga VCG

Pikëpamjet e tij u bënë jehonë nga Zhou Wei, një delegat në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës dhe sekretar i Partisë i Kunshan, provinca Jiangsu.

Zhou tha se avantazhet e Kunshan në zinxhirët e furnizimit janë forca e tij më e madhe për të tërhequr kapitalin e huaj. "Arsyeja pse ne kemi qenë në gjendje të mbajmë rreth një të tretën e tregut global të prodhimit të laptopëve është se kemi këmbëngulur gjithmonë në ndërtimin e një zinxhiri të plotë industrial. Ne ndërtojmë atë që na mungon", - tha ai.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Kina është prodhuesi dhe tregu më i madh në botë i pajisjeve elektronike të konsumit. Vendi prodhon rreth 80 për qind të kompjuterëve personalë në botë dhe mbi 65 për qind të smartfonëve dhe televizorëve.


nga VCG