Publikohet plani për mbrojtjen e mëtejshme të ligatinave në mbarë Kinën
2022-10-20 16:07:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në vitin 2025, në Kinë do të krijohen 50 ligatina të reja të rëndësishme kombëtare, dhe norma e mbrojtjes së ligatinave do të arrijë 55 për qind, sipas Planit Kombëtar të Mbrojtjes së Ligatinave (2022-2030) të publikuar bashkërisht nga Administrata e Pyjeve dhe e Kullotave dhe Ministria e Burimeve Natyrore e Kinës në tetor.

Kina ka tani gjithsej 56.35 milionë hektarë ligatina, duke përfshirë pyje rizoforësh, këneta të pyllëzuara, moçalishte etj., sipas rezultateve të Hetimit të 3-të Kombëtar të Burimeve Tokësore dhe Hetimit Kombëtar të Ndryshimit të Tokës 2020.

Plani shtjellon kërkesat e përgjithshme, planifikimin e hapësirës dhe detyrat kryesore të mbrojtjes së ligatinave të Kinës të paraqitura në objektivat e zhvillimit.

Deri në vitin 2030, funksioni dhe biodiversiteti i ekosistemit të ligatinave do të përmirësohen më tej, funksioni i shërbimit të gjithanshëm të tij do të forcohet dhe kapaciteti i thithjes së karbonit do të rritet.

Ky vit shënon 30-vjetorin e pranimit të Kinës në Konventën e Ramsarit për Ligatinat. Gjithashtu, ligji i parë në Kinë për mbrojtjen e ligatinave hyri në fuqi më 1 qershor të këtij viti, duke shënuar një fazë të re të zhvillimit ligjor për mbrojtjen e ligatinave në Kinë. (Artan)