Deputeti bullgar: Rruga e zhvillimit të "modernizimit të stilit kinez" ia vlen të mësohet
2022-10-20 14:23:38

Foto: VCG

Deputeti i parlamentit bullgar dhe kryetari i partisë "Ringjallja" të Bullgarisë Kostadin Kostadinov vlerësoi pozitivisht raportin e sekretarit të përgjithshëm të PKK-së Xi Jinping në Kongresin e 20-të Kombëtar. Kostadinovi u shpreh se përvoja e zhvillimit të Kinës ia vlen të mësohet prej të gjitha vendeve.

Në një intervistë  të posaçme për CMG-në, Kostadinovi fillimisht uroi për hapjen e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës. "Ka shumë pika kryesore në këtë raport, nga të cilat më ka bërë më shumë përshtypje koncepti i 'modernizimit të stilit kinez' dhe përshkrimi i karakteristikave të tij. Kjo tregon se Kina, si një vend i madh, po fiton gjithnjë e më shumë vetëbesim në rrugën drejt përtëritjes kombëtare," tha ai.

Më tej Kostadinovi u shpreh që, megjithëse vende të ndryshme kanë sisteme e madhësi të ndryshme, rruga dhe përvoja e zhvillimit e Kinës janë pa dyshim një shembull i mirë. "Modernizimi i stilit kinez jo vetëm që ka karakteristikat e përbashkëta të modernizimit të të gjitha vendeve, por gjithashtu bazohet në kushtet kombëtare të Kinës. Në të njëjtën kohë, Kina nuk ndërhyn kurrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, por respekton çdo vend. Prandaj, modeli i Kinës ia vlen të mësohet nga të gjitha vendet dhe Kina është bërë një forcë e rëndësishme në një botë shumëpolare," theksoi deputeti bullgar. (Çang Çuo)