Rritja e të ardhurave të njerëzve në zonat rurale nxit ekonominë shtëpiake dhe turizmin global
2022-10-20 11:42:31

Me qëllim përmbushjen e objektivit për zhdukjen e varfërisë absolute deri në fund të vitit 2020, në dhjetëvjeçarin e fundit të ardhurat e banorëve në zonat rurale u rritën me një ritëm shumë të shpejtë.  Akademia Kineze e Shkencave Sociale në korrik parashikoi se të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve në zonat rurale do të dyfishoheshin në 42,800 juanë deri në vitin 2035.

Të dhënat e publikuara në fillim të këtij viti tregojnë se të ardhurat e disponueshme për frymë të rreth 600 milionë banorëve në zona ruralë janë më shumë se dyfishuar në dekadën e fundit, për të arritur në 18,931 juanë në vitin 2021. Edhe pse shifra ishte ende shumë më e ulët se 35,000 juanë të të ngjashmëve të tyre në zonat urbane, fakti që të ardhurat e banorëve në zonat rurale u rritën shumë më shpejt — të ardhurat e banorëve urbanë u rritën me rreth 80 për qind gjatë së njëjtës periudhë — është një zhvillim i mirëpritur.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Të ardhurat e banorëve në zonat rurale u rritën me një ritëm kaq të shpejtë kryesisht për shkak të vendosmërisë së autoriteteve qendrore në vitin 2012 për të përmbushur objektivin e zhdukjes së varfërisë absolute deri në fund të vitit 2020 dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së fshatarëve.

Për të realizuar qëllimin e zbutjes së varfërisë, autoritetet dërguan më shumë se 1 milion zyrtarë dhe profesionistë në fshatra për të identifikuar se kush kishte më shumë nevojë për ndihmë dhe për t'i ndihmuar ata të gjenin mënyra për të rritur të ardhurat e tyre. Autoritetet prezantuan gjithashtu një sistem të ri mjekësor kooperativ rural, i cili tani mbulon më shumë se 95 për qind të banorëve në zonat rurale dhe po pilotojnë një sistem pensioni në shumë zona për të siguruar që fshatarët të mos shqetësohen për mirëqenien e tyre në pleqëri.

Sistemi i arsimit të detyrueshëm nëntëvjeçar është zbatuar në zonat rurale - me një sistem arsimor të detyrueshëm dhe parashkollor 12-vjeçar të futur në disa zona - i kompletuar me drekë / konvikt falas për fëmijët dhe mjedise të përditësuara mësimore. Trajnimi profesional falas për fshatarët e rinj po ofrohet për t'i bërë ata më konkurrues në tregun e punës dhe mbi 200 milionë banorë të zonave rurale po punojnë në sektorë jo-bujqësorë pranë fshatit të tyre ose në zonat urbane.

nga VCG

nga VCG

Me mbështetjen e qeverisë, shtëpitë e rrënuara të familjeve rurale të varfra janë zëvendësuar nga ndërtime të reja. Çmimet minimale për drithërat janë rritur shumë herë gjatë viteve të fundit, për të mbrojtur më mirë interesat e fermerëve.

Në dekadën e kaluar është parë gjithashtu ndërtimi i mijëra kilometrave rrugë me çimento ose asfalt që lidhin 700,000 fshatrat administrative të vendit me rrugët arteriale, për të mos përmendur mijëra kilometra rrugë të shpejta dhe hekurudha me shpejtësi të lartë që lidhin 93 për qind të të gjitha qyteteve kineze me një popullsi prej më shumë se 500,000 banorësh.

Bazuar në arritjet dhe bazat e forta për zhvillim të mëtejshëm të hedhura në dekadën e fundit, njerëzit e zonave rurale kanë arsye të presin një të ardhme më të ndritur. Në fakt, një raport i publikuar nga Akademia Kineze e Shkencave Sociale në korrik parashikoi se të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve në zonat rurale do të dyfishoheshin në 42,800 juanë deri në vitin 2035.

nga VCG

nga VCG

Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë se 600 milionë banorët e zonave rurale do të kenë të ardhura të disponueshme për frymë më të larta se ato të banorëve të zonave urbane sot dhe ata ka të ngjarë të shpenzojnë një pjesë të madhe të tyre për të blerë pajisje/materiale bujqësore, motoçikleta, makina dhe/ose për udhëtime. Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmojë në rritjen e konsumit të brendshëm të Kinës.

Kjo do të thotë gjithashtu se fermerët, të cilët zakonisht zotërojnë tokë të kultivueshme dhe shtëpi, do të kenë më shumë para për të kursyer se njerëzit që jetojnë në qytete, sepse ata nuk duhet të shqetësohen për strehimin dhe mund të marrin lëndën e parë pa kosto ose me çmime më të ulëta.

nga VCG

nga VCG

Përveç kësaj, rritja e të ardhurave të fermerëve mund të stimulojë industrinë globale të turizmit duke nxitur shumë më tepër kinezë të udhëtojnë jashtë vendit. Në vitin 2019, kinezët bënë 155 milionë udhëtime jashtë vendit, më të lartat në botë kur vetëm rreth gjysma e popullsisë së Kinës – kryesisht banorë të zonave urbane – kishte të ardhura të disponueshme për frymë prej 35,000 juanësh. Kur të ardhurat mesatare të banorëve të zonave rurale të tejkalojnë nivelin aktual të të ardhurave të banorëve të zonave urbane, ndoshta 155 milionë kinezë të tjerë do t'u bashkohen grupeve të huaja turistike.

Më shumë se 300 milionë turistë kinezë që udhëtojnë jashtë vendit çdo vit në rreth një dekadë nuk është veçse një vlerësim konservativ, sepse të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të qytetit, gjithashtu, do të rriten gjatë periudhës dhe shumë më tepër prej tyre, duke përfshirë edhe ata me të ardhura të ulëta, do të mund të përballojnë udhëtime të huaja.

nga VCG

nga VCG