Foto nga VCG
Teknologjia 5G, mes shumë sektorëve, po gjen përdorim me sukses edhe në industrinë minerare. Kjo teknologji luan një rol të rëndësishëm në transportin e xeheve në minierën Longshou të grupit Jinchuan, përgjegjëse për nxjerrjen e mineralit të sulfurit të nikelit, si edhe në efikasitetin e qendrës së shpërndarjes së produkteve të shkrirësit të nikelit të grupit Jinchuan.
Efikasiteti dhe saktësia e qendrës së shpërndarjes së produkteve të shkrirësit të nikelit të grupit Jinchuan është përmirësuar shumë nga teknologjia 5G.
Shkritorja krenohet me një nga linjat më të mëdha të prodhimit të paketimit të produkteve inteligjente në Kinë. Ajo përfshin makineri inteligjente elektrolitike të paketimit të nikelit, një magazinë me nivele, sistem shpërndarjeje dhe menaxhim gjithëpërfshirës, i cili i mundëson shkritores të ofrojë shërbime automatike, inteligjente dhe të informatizuara nga shkarkimi i produktit, para-trajtimi, prerja dhe magazinimi, deri te dorëzimi.
Nëpërmjet sistemit të tij të identifikimit vizual, pllakat e nikelit fillimisht renditen sipas informacioneve të ndryshme të produktit dhe ruhen në rafte të ndryshme në magazinë.
Dorëzimi fillon në orën 16:30 çdo ditë. Pasi produkti identifikohet për dorëzim, ai merret nga rafti nga roboti për të kaluar procedurën e dorëzimit.
Para dorëzimit, katër makina prerëse dhe katër robotë që punojnë në çift në qendër u përgjigjen udhëzimeve të programuara. Ata presin mbajtësit e pllakës dhe më pas igrumbullojnë ato. Më vonë, një mjet i drejtuar automatikisht transporton pllakat për shtypje, peshim, vendosje të kodit, paketim, mbështjellje dhe ruajtje. Pas këtyre procedurave, pllakat janë gati për dorëzim.
Sistemi i bazuar në 5G ishte në funksionim provë në dhjetor 2020 dhe u vu në funksion në qershor 2021.
"Që atëherë, efikasiteti dhe saktësia e dorëzimit janë rritur shumë",- tha Bai Xiang zëvendësdrejtor i qendrës së shpërndarjes.
Sipas Bai-t, procedura dikur kishte nevojë për 30 punëtorë dhe tani i nevojiten vetëm pesë deri në gjashtë punëtorë, ndërsa numri i punëtorëve për ngritjen është reduktuar nga dhjetë në një.
“Teknologjia 5G na ndihmon të realizojmë lidhjen pa probleme nga prerja inteligjente e pllakave të nikelit te ngarkimi”,- tha Bai.
Sistemi përputhet saktësisht me sasinë e produktit, pozicionin e ngarkimit, mjetin e dorëzimit dhe kohën për ngarkimin në kamionë ose në trena nga punishtja.
Kur një kamion ose tren arrin në qendër, një sensor fillimisht identifikon pozicionin. Më pas, kompjuteri dizenjon automatikisht ngarkimin. Me një klikim të vetëm të operatorit, ngritësi inteligjent fillon të ngarkohet.
Teknologjia 5G gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në transportin e xeheve në minierën Longshou (Koka e Dragoit) të grupit Jinchuan.
Miniera Longshou është përgjegjëse për nxjerrjen e sulfidit të nikelit. Miniera ka një linjë transporti hekurudhor prej 2.2 kilometrash, e cila është mënyra kryesore e transportit të saj. Tradicionalisht, ngarkimi i mineralit, transporti, tubacioni dhe shkarkimi kryheshin me dorë. Punëtorët punonin në një mjedis plot pluhur, zhurmë dhe rreziqe.
Në tetor 2019, në bashkëpunim me një kompani në Pekin, miniera Longshou zhvilloi një lokomotivë elektrike pa pilot të bazuar në Wi-Fi. Lokomotiva ishte në gjendje të punonte sipas urdhrave nga dhoma e kontrollit.
Megjithatë, telekomunikacioni Wi-Fi shkëputej shpesh, gjë që ndikoi në funksionimin normal të transportit. Në mars 2020, miniera u bashkua me degën “China Telecom Jinchang” për të zhvilluar një sistem telekomunikacioni 5G të lokomotivës elektrike. Funksionimi i lokomotivës duhet vetëm të marrë porosi nga zyra e dispeçerit. Sistemi ndihmon në reduktimin e 24 punëtorëve dhe rritjen e efikasitetit të transportit me 22 për qind. Në të kaluarën, i gjithë procesi i transportit kërkonte rreth 45 minuta, tani vetëm rreth 30 minuta.
“Ne uleshim në kabinën e shoferit, ku ishte nxehtë në verë dhe ftohtë në dimër. Sot, mjedisi me pluhur dhe i zhurmshëm është histori”,- tha Wang Bin, një operator në punëtorinë inteligjente.