Demokracia popullore në të gjithë procesin siguron që populli kinez të jetë zot i vendit
2022-10-19 14:54:00

Foto: VCG

Të dielën u hap në Pekin Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së. Sekretari i përgjithshëm Xi Jinping mbajti në emër të Komitetit Qendror të 19-të një raport, në të cilin shpjegohen karakteristikat dhe epërsitë e demokracisë popullore në të gjithë procesin. Raporti përcaktoi qartë drejtimin e zhvillimit të demokracisë socialiste të Kinës në epokën e re dhe hapi një dritare ku bashkësia ndërkombëtare mund të vëzhgojë cilësinë e demokracisë kineze.

Thelbi i demokracisë popullore në të gjithë procesin është demokracia socialiste, boshti kryesor është populli kinez dhe karakteristika e epërsia e saj qëndron pikërisht në tiparin që ajo shtrihet në të gjithë procesin. Ky model demokratik integron zgjedhjet demokratike, konsultimin demokratik, vendimmarrjen demokratike, menaxhimin demokratik dhe mbikëqyrjen demokratike, në mënyrë që zëri i popullit të dëgjohet dhe aspiratat e popullit të shfaqen në të gjitha aspektet e jetës politikës dhe shoqërore. Ky model demokratik në të gjithë zinxhirin, i gjithanshëm dhe me mbulim të plotë, i lejon popullit kinez të jetë me të vërtetë zot i vendit.

P. sh., gjatë procesit të hartimit të raportit të Kongresit të 20-të, Komiteti Qendror i PKK-së ka zhvilluar një hetim e studim të thellë, duke përpiluar 80 raporte kërkimore. Njëkohësisht u organizua edhe veprimtaria e marrjes së opinionit në internet, duke mbledhur 8 milionë e 542 mijë sugjerime nga përdoruesit e internetit. Pas përfundimit të projektraportit, u kërkuan gjerësisht opinionet e të gjitha palëve,  duke zhvilluar konsultime me më shumë se 4700 veta. Raporti përfundimtar përmban jo vetëm mendimin e Partisë, por përfshin edhe zërat jashtë partisë, duke treguar karakteristikat dhe epërsitë e demokracisë vendimore.

Demokracia e bazës është themeli i demokracisë popullore në të gjithë procesin. Blloku i banimit "Caochang" në Pekin ka afro 2500 banorë. Vitet e fundit aty u krijua "salla e diskutimit të çështjeve" dhe çdo dy javë banorët  diskutojnë mbi problemet e tyre, si vendosja e parmakëve, zgjidhja e problemit të rrugëve jo të sheshta, përmirësimi i mjedisit të oborrit etj. Të gjithë gjërat në këtë bllok banimi vendosen nëpërmjet diskutimeve të këtushme. Si kjo formë demokracie, në Kinë ka edhe shumë të tjera, që tregojnë se "çështjet e të gjithëve duhet të diskutohen e të vendosen nga të gjithë" dhe janë portretizim i vërtetë i asaj që populli kinez është zot i vendit.

Bota është e larmishme dhe nuk ka vetëm një model të vetëm demokracie. Sistemi demokratik që përputhet me situatën e vendit është më i besueshëm dhe efektiv.  Në rrugëtimin e ri të ndërtimit të një vendi socialist modern në mënyrë të gjithanshme, Partia Komuniste e Kinës do të vazhdojë të zhvillojë demokracinë popullore në të gjithë procesin, për të siguruar që populli kinez të jetë zot i vendit, dhe do të japë kontributin e Kinës për pasurimin dhe zhvillimin e qytetërimit politik njerëzor. (Çang Çuo)