Kina, një nga vendet me shkallën më të ulët të vrasjeve e të incidenteve me armë
2022-10-19 16:19:46

Xu Ganlu (Foto: VCG)

Xu Ganlu, anëtar i Komitetit të Partisë të Ministrisë së Sigurisë Publike dhe zv.ministër i Sigurisë Publike i Kinës, tha të mërkurën se Kina është një nga vendet me shkallën më të ulët të vrasjeve e të veprave penale dhe me rastet më të pakta të shpërthimeve dhe incidenteve me armë, me 0.5 vrasje për 100 000 banorë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën e tretë për shtypin të Qendrës së Lajmeve të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, Xu Ganlu tha se në dekadën e fundit, çështjet penale, incidentet lidhur me sigurinë dhe tregues të tjerë në Kinë kanë rënë më tej dhe ndjenja e sigurisë së njerëzve është përmirësuar ndjeshëm. Sipas një sondazhi nga Zyra Kombëtare e Statistikave në vitin 2021, ndjenja e sigurisë së publikut ka arritur në 98.6%, me një rritje prej 11 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2012. Sot Kina njihet si një nga vendet më të sigurta në botë.

Xu Ganlu tha gjithashtu se në 10 vjetët e fundit, gjithsej 3 799 punonjës policie në të gjithë vendin kanë sakrifikuar jetën e tyre me guxim dhe më shumë se 50 000 të tjerë janë plagosur. (Çang Çuo)