Përparimi i qeverisjes bazuar në ligj është bërë një shtyllë e strategjisë së gjithanshme me katër nivele të Kinës për ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze që nga viti 2012.
Konferencë shtypi, 19 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)
Konferencë shtypi, 19 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)
Deri në fund të shtatorit të këtij viti, në Kinë kishte në fuqi 293 ligje e 598 rregullore administrative, dhe më tepër se 13 000 rregullore rajonale, tha Yin Bai, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Komisionit të Çështjeve Politike dhe Ligjore të Komitetit Qendror të PKK-së, në një konferencë shtypi të mbajtur të mërkurën në Pekin nga Qendra e Shtypit për Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së.
Në lidhje me transparencën gjyqësore, Kina ka bërë publike jo vetëm paditë ligjore dhe vendimet gjyqësore, por edhe procedurat gjyqësore dhe zbatimin e vendimeve; jo vetëm vendimin përfundimtar, por edhe arsyet për vendimin.
Puliciteti i njohurive ligjore në banorë(Foto:VCG)
Publiku mund ta marrë këtë informacion jo vetëm nëpërmjet medieve, uebsajteve zyrtare, librave të bardhë dhe konferencave të shtypit, por edhe linjës së shërbimit 12368 dhe llogarive në rrjetet sociale “WeChat” dhe “Weibo”.
Kina ka nxitur gjithashtu reformën e sistemit të procedurës penale me fokus në paditë gjyqësore dhe duke respektuar rreptësisht parimet e ligjshmërisë, dhënies së vendimeve bazuar në prova dhe prezumimit të pafajësisë.
Norma e paraburgimit për çështjet penale ra në 28.3 përqind në nëntë muajt e parë të vitit 2022, nga 69.7 përqind më 2012, theksoi të mërkurën Tong Jianming, zëvendësprokurori i parë i përgjithshëm dhe zëvendëssekretar i Grupit Udhëheqës të Partisë të Prokurorisë së Lartë Popullore.
Foto:VCG
Xu Ganlu, zëvendësministër i sigurisë publike dhe kreu i Administratës Kombëtare të Imigracionit, tha se Kina ka një nga normat më të ulëta të vrasjeve, veprave penale dhe krimeve të lidhura me armët në botë.
Sipas një sondazhi të kryer nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës vitin e kaluar, rreth 98.6 për qind e të pyeturve thanë se ndiheshin të sigurt, me një rritje prej 11 për qind krahasuar me vitin 2012.
Duke përmendur të dhënat, Xu tha: "Kina tani është e njohur gjerësisht si një nga vendet më të sigurta në botë."(Artan)