Në vitin 2018, fshati Chenjiapu i provincës Zhejiang të Kinës Lindore, pas rindërtimit, u shndërrua nga një fshat i largët në rënie në një pikë tërheqëse turistike për qytetarët.
Fshati Chenjiapu(Foto:CMG)
Një turist shprehet:“Këtu ndihem sikur jam larg botës plot zhurmë. Mund të rri këtu pa u shqetësuar nga asgjë”.
Fshati malor Chenjiapu ka një histori mbi 600- vjeçare dhe në të gjenden kudo ndërtesa të lashta. Kryetari i fshatit Bao Chaohuo mori vendimin të tërhiqte turistët nëpërmjet shndërrimit të këtyre relikteve në librari, kafene, restorante dhe bujtina.
“Kur u ktheva këtu, kishin mbetur vetëm mbi 30 banorë të moshuar. Në vijim, bëra përmirësimin e infrastrukturës dhe tërhoqa investime të jashtme,” shprehet Bao Chaohuo.
Në vitin 2021, fshati Chenjiapu priti më shumë se 200 mijë turistë, duke siguruar mbi 2.2 milionë dollarë amerikanë të ardhura nga turizmi. Gjithnjë e më shumë banorë të rinj po kthehen në vendlindje, ndër të cilët, përfshihet Ding Weimei.
Fshati Chenjiapu(Foto:CMG)
Ding Weimei, banore e fshatit Chenjiapu tha:“Që nga fëmijëria, e kisha ëndërr për të shkuar në qytetet e mëdha. Por tani, ndihem se vendlindja është më e mira. Tani mund të fitoj para pa u larguar dhe jam në gjendje të kujdesem për fëmijët dhe prindërit.”
Historia e fshatit Chenjiapu është një shembull i pasurimit të zonave rurale në Kinë. Modernizimi i Kinës do të thotë begati e përbashkët e gjithë banorëve.
Provinca Jilin që ndodhet në Verilindje të Kinës, ka tokë pjellore. Këtu mbi 65% e tokës së punueshme është e zezë, duke prodhuar mbi 80 % të drithërave vendore. Për të mbrojtur aftësinë prodhuese të tokës së zezë dhe për të pasuruar më shumë banorët, autoritetet vendore krijuan kooperativë, duke menaxhuar tokat e shpërndara në mënyrë kolektive.
Tokë pjellore në Jilin(Foto:CMG)
Fshatar vendor tha se në të kaluarën, e punonin vetë tokën. Çdo banor mund të fitonte 3000 - 4000 juanë (421 -562 dollarë amerikanë) në vit. Tani nën drejtimin e kooperativës, shumë punë bëhen me makineri. Kooperativa ofron shërbime të plota nga mbjellja deri në korrje. Mund të fitojnë tani të paktën 20 mijë juanë (2811 dollarë amerikanë) për frymë.
Krahas rritjes së rendimentit të drithërave dhe zhvillimit të sektorëve të tjerë, të ardhurat e fshatarëve kinezë janë shtuar vazhdimisht. Nga viti 2017 deri më 2021, të ardhurat e disponueshme për frymë në zonat rurale të Kinës u rritën 28.9 %. Hendeku i të ardhurave midis qytetit dhe fshatit u zvogëlua nga 2.71 në 2.5 herë.
Tokë pjellore në Jilin(Foto:CMG)
Vicentiu Gheorghe, kryetari i nderit i shoqatës rumune CHINARO, shprehet:“Kina, pasi arriti fitore në betejën kundër varfërisë absolute dhe ndërtoi një shoqëri të begatë në mënyrë të gjithanshme, po punon për të konsoliduar rezultatet e arritura nëpërmjet rigjallërimit rural, për të zgjidhur problemet si hendeku i madh midis rajoneve, zonave urbane e rurale, dhe pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave, duke çuar përpara ngritjen e shërbimeve publike bazë, duke kontrolluar shpërndarjen e të ardhurave të larta, duke nxitur zhvillimin e jetës kulturore të njerëzve dhe duke realizuar pasurimin e përbashkët, në mënyrë që të gjithë banorët të gëzojnë frytet e zhvillimit”.
Elias Jabbour, profesor në Shkollën Ekonomisë të Universitetit Shtetëror të Rio-de Zhanejros komentoi se:“Në një botë të shenjuar nga pabarazia, begatia e përbashkët mund të jetë një shprehje e rëndësishme në politikat ndërkombëtare në 10-15 vjetët e ardhshëm. Kina po e bën një gjë të tillë tani dhe jam i bindur se do të arrijë fitore, sepse sa herë kinezët marrin vendim të bëjnë diçka, patjetër e realizojnë.”