Foto nga VCG
Krerët e partive politike dhe të qeverive nga e të gjithë bota kanë uruar Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe Xi Jinping-un për Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së.
Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së është një tubim i madh i mbajtur në epokën e re ndërsa Kina hyn në një fazë të re zhvillimi, dhe do të shqyrtojë arritjet e jashtëzakonshme të Kinës, do të përcaktojë objektivat dhe detyrat e zhvillimit për fazën e ardhshme dhe do të hartojë një plan shkencor të zhvillimit afatmesëm e afatgjatë, tha Milo Gjukanoviçi, kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi dhe president i vendit.
Ndërsa Lee Hsien Loong, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Veprimit Popullor dhe kryeministër i Singaporit, u shpreh se vendimet që do të merren në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së do të ofrojnë një vizion të qartë për fazën e ardhshme të zhvillimit të Kinës. "Jemi të bindur se Kina do të vazhdojë të përparojë drejt objektivave afatgjata të saj," theksoi ai, duke shtuar se një Kinë e begatshme dhe e qëndrueshme është në të mirë të rajonit e të botës.
Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së do të shqyrtojë arritjet e do të hartojë plane për të ardhmen dhe vendimet që do të merren në këtë kongres do të nxisin fuqimisht zhvillimin e qëndrueshëm në të gjitha fushat të përpjekjeve të PKK-së dhe Kinës, vuri në dukje Irakli Garibashvili, anëtar i Këshillit Politik të partisë "Ëndrra gjeorgjiane-Gjeorgjia demokratike" dhe kryeministër i Gjeorgjisë.