Politikanë dhe ekspertë europianë vlerësojnë lart raportin e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së
2022-10-19 21:17:10

Ditët e fundit, ekspertë dhe politikanë europianë i kanë kushtuar vëmendje Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës. Ata kanë bërë komente mbi raportin e kongresit, duke shprehur besimin e plotë për zhvillimin e Kinës në pesë vjetët e ardhshëm dhe për një periudhë më të gjatë.

Ish-zv.kryeministri i Polonisë Janusz Piechociński(Foto:CMG)

Ish-zv.kryeministri i Polonisë Janusz Piechociński(Foto:CMG)

Ish-zv.kryeministri i Polonisë Janusz Piechociński i tha gazetarit të CMG-së se Kina ka dhënë kontribute të mëdha për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë botërore, duke theksuar se Kina është një partnere shumë e rëndësishme dhe e besueshme. "Shumë pak njerëz e dinë se 32 për qind e mallrave që Polonia importon nga Kina janë produktet më të nevojshme për industrinë polake. Prandaj, duhet të mbajmë bashkëpunim dhe dialog të mirë e të mençur me tregun më të madh në botë pas BE-së,”u shpreh ai.

Francesco Maringiò, Kryetari i Shoqatës së Promovimit të Rrugës së Re të Mëndafshit të Italisë(Foto:CMG)

Francesco Maringiò, Kryetari i Shoqatës së Promovimit të Rrugës së Re të Mëndafshit të Italisë(Foto:CMG)

Kryetari i Shoqatës së Promovimit të Rrugës së Re të Mëndafshit të Italisë Francesco Maringiò tha se të treguarit e një vëmendjeje më të madhe ndaj Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës mund t'i ndihmojë europianët që të njohin më mirë drejtimin e zhvillimit të Kinës në vitet e ardhshme dhe kontributin e Kinës për qeverisjen globale. "Më e rëndësishmja është që, nëpërmjet kongresit, mund të kuptohet më mirë mënyra e funksionimit të partisë më të madhe në botë dhe e sistemit demokratik të Kinës, për të vlerësuar objektivisht Kinën," vuri në dukje ai.

Profesori italian i ekonomisë politike ndërkombëtare Fabio Massimo Parenti(Foto:CMG)

Profesori italian i ekonomisë politike ndërkombëtare Fabio Massimo Parenti(Foto:CMG)

Profesori italian i ekonomisë politike ndërkombëtare Fabio Massimo Parenti u shpreh se, në raportin e kongresit, theksohet përsëri objektivi madhor i PKK-së për të nxitur ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit. "Ky objektiv do të sjellë përfitime për mbarë njerëzimin dhe do të promovojë paqen e zhvillimin botëror. Bota e sotme po përballet me konflikte e probleme të të gjitha llojeve dhe Kina është i vetmi vend me objekteve ambicioze dhe njëkohësisht me një vizion global," tha Parenti. 

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Bosnjë dhe Hercegovinë-Kinë Faruk Boriç(Foto:CMG)

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Bosnjë dhe Hercegovinë-Kinë Faruk Boriç(Foto:CMG)

Ktha se, në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së do të hartohet rruga e zhvillimit të Kinës në pesë vjetët e ardhshëm, madje në një periudhë më afatgjatë. Njëkohësisht, Kina merr pjesë aktivisht çështjet ndërkombëtare. Bosnja dhe Hercegovina, si një vend pjesëmarrës i nismës “Një brez, një rrugë", e ndien këtë thellësisht, vuri në dukje ai, duke shtuar se gjithnjë e më shumë vende po krijojnë bashkëpunim me Kinën. Kjo është shumë e rëndësishme në kontekstin e krizës globale ekonomike e energjetike dhe Bosnjë e Hercegovina duhet të vijojë të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën. 

Volodymyr Urusov, profesor i asociuar i Fakultetit të Historisë të Universitetit Kombëtar “Taras Shevchenko” të Kievit në Ukrainë(Foto:CMG)

Volodymyr Urusov, profesor i asociuar i Fakultetit të Historisë të Universitetit Kombëtar “Taras Shevchenko” të Kievit në Ukrainë(Foto:CMG)

Volodymyr Urusov, profesor i asociuar i Fakultetit të Historisë të Universitetit Kombëtar “Taras Shevchenko” të Kievit në Ukrainë, tha se arritjet historike të Kinës gjatë viteve të fundit ka demonstruar se Partia Komuniste e Kinës është një parti që kërkon lumturinë për popullin kinez dhe përtëritjen për kombin kinez. "Për mendimin  tim, arritja më e madhe e Kinës është zhdukja e varfërisë absolute dhe vendet e tjera duhet të mësojnë nga përvoja e Kinës për çrrënjosjen e varfërisë. Përveç kësaj, nisma kineze 'Një brez, një rrugë' u ka krijuar vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë më shumë mundësi zhvillimi, duke sjellë përfitime për popujt e shumë vendeve," theksoi ai.