Kongresi i PKK, sistemi energjetik i Kinës i reziston testeve të Covid dhe paqëndrueshmërisë globale
2022-10-18 10:49:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sistemi i furnizimit me energji të Kinës i ka rezistuar testeve të epidemisë së Covid-19 dhe fatkeqësive të mëdha natyrore dhe ka zbutur në mënyrë efektive ndikimin e çmimeve të paqëndrueshme ndërkombëtare të energjisë, deklaroi Ren Jingdong, zëvendësdrejtor i Administratës Kombëtare të Energjisë, në një konferencë për shtyp në kuadër të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, njofton “Xinhua”.

Sipas tij, sistemi i furnizimit me energji të vendit është përmirësuar gjatë dekadës së fundit, me një shkallë të vetëmjaftueshmërisë që tejkalon 80 për qind.

Duke theksuar rolin e Kinës si një prodhues dhe konsumator i madh i energjisë, Ren u zotua për më shumë përpjekje për të mbrojtur sigurinë e energjisë.

Në planin afatgjatë, Kina do të ndërtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse një sistem furnizimi me energji të pastër që mbulon energjinë e erës, energjinë diellore, hidrocentralet dhe energjinë bërthamore, tha ai.

“Ne do të punojmë për të siguruar që pjesa e energjisë jofosile në konsumin total të energjisë të rritet në rreth 20 për qind deri në vitin 2025 dhe 25 për qind deri në vitin 2030”,- tha Ren.

Ai u zotua gjithashtu të përmirësojë kapacitetin e paralajmërimit të hershëm për sigurinë e energjisë dhe të forcojë furnizimin me energji në rajonet kyçe dhe në periudha kyçe. (Fatosi)