Siguria në sistemin bankar dhe në blerjet online
2022-10-18 09:15:43

Teksa industri të tëra janë përballur me sfidën e arritjes së konsumatorit në kushtet e izolimit si pasojë e COVID-19, bankat janë gjendur të përgatitura. Prej vitesh kanë investuar në infrastrukturat e kanaleve digjitale për të dhënë shërbime në distancë dhe duket se kushtet e sotme kanë detyruar edhe skeptikët të kthehen drejt kësaj alternative.

Bankat raportojnë rritje të dukshme të përdorimit të internet dhe mobile banking, pagesave me karta debiti dhe krediti në vend të “cash” apo përdorimit të ATM në vend të arkave, që vjen si rrjedhojë e situatës. Erjola Hoxha eksperte ekonimie tregon sigurinë në sistemet bankare dhe blerjet online.

Bankat e nivelit të dytë (Burimi kontabilisti.com)

Bankat e nivelit të dytë (Burimi kontabilisti.com)

“Përsa i takon bankave të nivelit të dytë, që operojnë në Shqipëri mund të them me bindje të plotë që ofrojnë një siguri maksimale në të gjitha shërbimet që kanë. Të 17 bankat nën mbikqyrje dhe licensimin e Bankës qendrore të Shqipërisë tashmë prej vitesh janë të konsoliduara dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomiko financiar, duke bërë që të jetë një nga krenaritë e sistemit ekonomiko-financiar në Shqipëri. Duke sjellë dhe mbartur një kulturë ekonomike për secilën bankë dhe ku janë degët nga Europa, Ballkani dhe SHBA”, tha Hoxha

Ka disa rreziqe që mund të prekin qytetarët, por  sipas ekspertes nëpërmjet sistemeve të mirëintegruara, bankat i kanë mbajtur qytetarët larg rreziqeve.

“Prej më shumë se dy dekadash në vendin tonë menjëherë pas privatizimit të Bankës së Kursimeve, bankat e nivelit të dytë i kanë mbajtur qytetarët larg çdo rreziku, për më tepër përveç sistemeve të tyre të mirëintegruara, mirëfunskionuara kanë të drejtë dhe detyrim që qytetarët për çdo transaksion bankar t’i informojnë për kushtet e punës për overdraftin, kredidhënien dhe çdo produkt  bankar që çdo bankë të ofrojë siguri dhe jo rrezikshmëri”, thotë ajo.

Nëse flasim për krahasimin e Shqipërisë me vendet e rajonit, i njëjti standard që ushtrohen në bankën kryesore ofrohet gjitjashtu edhe në Shqipëri. Vendi ynë ka një numër madh të bankave të nivelit të dytë dhe shtimin e degëve të tyre.

Blerjet Online (Burimi exit.al)

Blerjet Online (Burimi exit.al)

“Për sa i takon një takimi të gjithë bankave të nivelit të dytë të Shqipërisë me Ballkanin perëndimor dhe rajonin, mund të them që i njëjti standard që ushtrohet në bankën mëmë, shërbime produkte financiare ofrohen dhe në vendin tonë. Shqipëria sa i takon bankave të nivelit të dytë rënditet për numrin e madh të këtyre bankave dhe shtimin e disa degëve. Në kuadër të digjitalizimit është kërkuar nga kryeministri i shqipërisë që të rrisin sa më shumë shërbimet online në mënyrë që të shkurtojmë rradhët e gjata, kjo është bashkëpunes midis qytetarëve dhe bankave për më shumë transparencë. Sa i përket bankave të tjera të rajonit të Ballkanit Shqipëria qëndron e para”, nënvizon ekspertja

Sulmet kibernetike janë menaxhuar nga sistemet e mirëorganizuara të bankave të nivelit të dytë dhe siguria për to është primare.

“Përsa i takon sulmeve kibernetike mund të them që bankat janë shumë optimale dhe të mirëorganizuaar në një database multifunksionale dhe siguria e bizneseve dhe çdo klienti që ka një funksion mund të them që çdo e ardhur e tyre është e mbrojtur. Është një back up në bankë që punon për të mbrojtur të dhënat dhe mirëfunksionimin bankar. Nëse ndodh një sulm kibernetik e keqja më e madhe është publikimi i të dhënave. Lidhur me pasiguritë e tjera, sistemi bankar ofron kushtet e mbrojtjes nga ana teknike ligjore dhe financiare”, shprehet ajo.

Banka e Shqipërisë (Bsh.al)

Banka e Shqipërisë (Bsh.al)

Së fundmi është rritur dhe numri i blerjeve online dhe bankat kanë siguri bazuar dhe në statistika.

“Edhe blerjet online, ashtu sikurse çdo transaksion bankar kanë një siguri maksimale. Në fakt në bazë të statistikave të INSTAT dhe BSH është rritur numri i veprimeve të kryera online në bankat e nivelit të dytë, ofrojnë një sërë shërbimesh, të cilat duke u ofruar online  u kursejnë klientëve kohën dhe i ofrojnë fleksibilitet që t’i kryejnë veprimet nga telefoni dhe kompjuteri i shtëpisë. Çdo transaksion bankar është i verifikueshëm sepse lë gjurmë në llogarinë e individit.”, thotë ajo

Bankat janë fokusuar tek zhvillmi i teknologjisë në ofrimin e sa më shumë shërbimeve online.

Erjola Hoxha, eksperte ekonomie (Burimi foto personale)

Erjola Hoxha, eksperte ekonomie (Burimi foto personale)

“Ekziston një raport që është gjithnjë në trend rritës ndërmjet shërbimeve online, bankat e kanë fokusuar vëmendjen e tyre dhe të gjithë zhvillimin e teknologjisë tek ofrimi i shërbimeve online. Pra është një formë e mirë e edukimit bankar që të rrisim përdorimin e shërbimeve online dhe të eleminojme përdorimin cash. Digjitalizimi është për të ardhmen, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri po punojnë për të edukuar klientët, bizneset dhe qytetarët.”