Të martën pasdite, në Qendrën e Lajmeve të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës u zhvillua intervista e parë në grup.
Intervista në grup, 18 tetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)
Zëdhënësit e delegacioneve të shtatë provincave, rajoneve autonome dhe qyteteve të varura drejtpërdrejt nga qendra, duke përfshirë Pekinin, Tianjin-in dhe Hebei-n, folën mbi studimin dhe diskutimin e raportit të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve kinezë e të huaj.
Në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët kinezë dhe të huaj, zëdhënësit prezantuan arritjet historike dhe ndryshimet në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetesës, qytetërimin ekologjik dhe aspekte të tjera në provincat, rajonet autonome dhe qytetet e tyre në dekadën e kaluar.
Zona e Re Xiongan në ndërtim e sipër(Foto:VCG)
Qyteti Dalian, provincë Liaoning(Foto:VCG)
Përkatësisht, zëdhënës të delegacioneve të Pekinit, Tianjin-it dhe Hebei-t paraqitën gjendjen e zhvillimit të bashkërenduar të Pekinit, Tianjin-it dhe Hebei-t nga aspektet e ndërmarrjeve industriale, ndërtimit të infrastrukturës etj. Sipas tyre, fushat dhe projektet kryesorë në Zonën e Re “Xiong'an” kanë ecuri të mbarë dhe janë realizuar gjithsej investime me vlerë 460 miliardë juanë.
Zëdhënësit e shtypit të delegacioneve të provincave Jilin dhe Liaoning folën mbi nxitjen e rigjallërimit dhe zhvillimit të Kinës Verilindore nëpërmjet krijimit të risive dhe përmirësimit të mjedisit të biznesit.Nga ana e tyre, zëdhënësit e delegacioneve të Shanxi-së dhe të Mongolisë së Brendshme shpjeguan se si transformimi industrial ka nxitur zhvillimin me cilësi të lartë dhe sektorin e energjisë të re.