Partitë politike nga Tajvani mesazhe urimi për Kongresin Kombëtar të PKK-së
2022-10-18 12:09:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Partitë politike, organizatat dhe personalitete nga rajoni i Tajvanit të Kinës kanë shprehur urime për Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) që u hap të dielën, njofton “Xinhua”.

Në një mesazh urimi dërguar Komitetit Qendror të PKK të dielën, komiteti qendror i Kuomintang njoftoi se janë dhënë rezultate të frytshme në shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërmjet ngushticave, në bazë të Konsensusit të vitit 1992 dhe kundërshtimit të "pavarësisë së Tajvanit".

Komiteti qendror i Kuomintang shprehu besimin që të dy palët të mund të ruajnë dialogun, të bashkëpunojnë sinqerisht, të thellojnë besimin e ndërsjellë dhe të kërkojnë terren të përbashkët duke lënë mënjanë dallimet për të sjellë së bashku përfitime për njerëzit në të dy anët e ngushticës së Tajvanit, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës dhe promovimin e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet ngushticës.

Komiteti Qendror i PKK-së bëri të ditur se mbi bazën e përbashkët politike të respektimit të Konsensusit të vitit 1992 dhe kundërshtimit të "pavarësisë së Tajvanit", të dy partitë gjatë viteve kanë promovuar bashkërisht zhvillimin paqësor të tyre dhe se marrëdhëniet e ngushta sollën përfitime për bashkatdhetarët nga të dyja anët.

Duke vënë në dukje situatën e komplikuar në ngushticë, Komiteti Qendror i PKK-së shprehu besimin që të dyja palët, mbi bazën e përbashkët politike ekzistuese, të mund të forcojnë komunikimin, të rrisin besimin reciprok, të thellojnë bashkëpunimin dhe të punojnë së bashku për paqen përtej ngushticës, për të mirën e të gjithë bashkatdhetarëve, si dhe ribashkim e përtëritje kombëtare.

Ish-kryetarët e Kuomintang, Lien Chan dhe Hung Hsiu-chu, kryetari i Partisë së Re, Wu Cheng-tien, dhe kryetari i Unionit të Solidaritetit, Lin Pin-kuan dërguan gjithashtu mesazhe urimi. (Fatosi)