Xi Jinping-u kryeson mbledhjen e dytë të presidiumit të Kongresit Kombëtar të PKK-së
2022-10-18 20:53:00

Pallati i Madh i Popullit, vendorganizimi i Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, 17 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Pallati i Madh i Popullit, vendorganizimi i Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, 17 tetor 2022, Pekin(Foto:VCG)

Presidiumi i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) zhvilloi të martën pasdite mbledhjen e vet të dytë, që u kryesua nga Xi Jinping-u.

Në mbledhje u pranua që t’u paraqiten delegatëve për diskutim projektrezolutat mbi raportin e Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së, raportin e punës të Komisionit Qendror të 19-të për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së dhe amendamentin e Statutit të PKK-së.

Mbledhja miratoi gjithashtu listat e propozuara të kandidatëve paraprakë për anëtarë dhe anëtarë zëvendësues të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së, si edhe për anëtarë të Komisionit Qendror të 20-të për Kontrollin e Disiplinës. Listat do t'u paraqiten delegatëve për diskutim.

Foto:CMG

Mbledhja e dytë të presidiumit të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së( Foto e marrë nga pamjet televizive të CCTV-së)

Përveç kësaj, u miratuan mënyrat e zgjedhjes të Kongresit të Partisë, si edhe çështje të tjera.(Artan)