MPJ: Bashkëpunimi Kinë-BE është më i rëndësishëm se konkurrenca
2022-10-18 16:44:45

Foto: VCG

Formimi dhe zhvillimi i zinxhirëve globalë të furnizimit e industrisë është rezultat i ndërthurjes së ligjeve të tregut e zgjedhjes së kompanive dhe kufizimet artificiale për qëllime politike do të ndërhyjnë në bashkëpunimin përkatës ndërkombëtar e do të ndikojnë në stabilitetin e zinxhirit industrial e të zinxhirit të furnizimit, duke mos ndihmuar në zhvillimin industrial dhe duke mos qenë në interes të asnjë vendi. Kështu u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin lidhur me raportet që sektorët përkatës të BE-së planifikojnë t'u sugjerojnë vendeve anëtare që të zvogëlojnë varësinë e tyre nga Kina për sa u përket zinxhirëve të furnizimit e të industrisë.

Wang vuri në dukje se Kina dhe BE-ja janë partnere e jo kundërshtare dhe lidhjet ekonomike dypalëshe janë të ngushta e përplotësuese. Bashkëpunimi Kinë-BE është më i rëndësishëm se konkurrenca. Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikat e jashtme dhe të sigurisë, tha se mallrat kineze luajnë rol më të madh në kontrollin e inflacionit sesa të gjitha bankat qendrore të botës së bashku.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze shprehu gjithashtu shpresën që politikanët europiane do të shikojnë në mënyrë objektive bashkëpunimin ndërmjet Kinës e BE-së, do të nxitin interesat e përbashkët dypalësh dhe do të ruajnë stabilitetin e zinxhirëve globalë të furnizimit e industrisë. (Çang Çuo)