Foto nga VCG
Me 82 linja, trenat e mallrave Kinë-Evropë arrijnë tani në 200 qytete në 24 vende evropiane, duke formuar një rrjet transporti që mbulon të gjithë Evropën, u nënvizua në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës.
Gjatë tetë muajve të parë të vitit, numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë u rrit 5 për qind nga viti në vit në 10,575, me një total prej 1.02 milionë TEU mallrash të transportuara, një rritje prej 6 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënat e publikuara nga “China State Railway Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.
Ky është thjesht një shembull i vogël se si nisma “Një brez, një rrugë” (BRI) mund të përmirësojë lidhjen për të nxitur prosperitetin global mes një pandemie të vazhdueshme Covid-19 dhe rritjes së ngadaltë globale.
Nga viti 2013 deri në vitin 2021, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së mallrave midis Kinës dhe vendeve përgjatë BRI arriti në afro 11 trilionë dollarë, ndërsa investimet e dyanshme kaluan 230 miliardë dollarë, sipas Ministrisë kineze të Tregtisë.
Në raportin e tij, presidenti Xi përshëndeti BRI-në si një përpjekje bashkëpunuese, duke thënë se kjo tregon se Kina ka ndjekur një strategji më proaktive të hapjes gjatë dekadës së fundit.
Presidenti Xi u zotua gjithashtu se Kina do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale në lidhje me rregullat, rregulloret, menaxhimin dhe standardet. (Fatosi)