Foto: VCG
Të dielën u hap në Pekin Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së. Sekretari i prëgjithshëm Xi Jinping mbajti në emër të Komitetit Qendror të 19-të një raport, në të cilin bëhet planifikimi për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi modern socialist dhe shpjegohen karakteristikat e rëndësishme dhe kërkesat thelbësore të modernizimit të stilit kinez.
Modernizimi është synimi i përbashkët i popujve të vendeve të ndryshme të botës. Pas themelimit të Kinës së Re, Partia Komuniste e Kinës e udhëhoqi popullin kinez në ndërtimin e vendit dhe zhvillimin e Reformës e të Hapjes, duke kryer eksplorim e zhvillim në praktikë drejt arritjes së objektivit të modernizimit. Sidomos pas Kongresit të 18-të të PKK-së, Kina ka nxitur dhe ka zhvilluar me sukses modernizimin e stilit kinez.
Xi në raportin theksoi se moderinizimi i stilit kinez është modernizimi i pasurisë së përbashkët të popullit, moderinizimi i bashkërëndimit të qytetërimit material dhe qytetërimit shpirtëror, modernizimi i harmonisë midis njerëzve dhe natyrës dhe modernizimi i rrugës së zhvillimit të paqes.
Kinës i deshën vetëm disa dekada për të kryer procesin e industrializimit për të cilin vendeve të zhvilluara u janë dashur qindra vjet, duke krijuar dy mrekulli: zhvillimin e shpejtë të ekonomisë dhe stabilitetin afatgjatë shoqëror. Praktika dhe përvoja e modernizimit të stilit kinez ka dhënë kontribut të rëndësishëm dhe ka ofruar zgjedhje të re për modernizimin e njerëzimit.
Foto: VCG
Sipas të dhënave, në dhjetë vjetët e fundit, PBB-ja e Kinës u rrit nga 53.9 trilionë në 114.4 trilionë juanë, përpjesëtimi i ekonomisë kineze në ekonominë botërore u shtua nga 11.3 % në 18 % dhe kontributi i Kinës për rritjen e ekonomisë botërore arriti në 38.6 %, duke e kaluar kontributin e përgjithshëm të vendeve të G7-s. Si vendi më i madh në zhvillim, praktika e modernizimit të stilit kinez është një kontribut i madh për botën.
Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping vuri në dukje se "pesë vjetët e ardhshëm do të jenë një periudhë kritike për fillimin e ndërtimit të gjithanshëm të një vendi modern socialist" dhe e bëri të qartë se "zhvillimi me cilësi të lartë është detyra kryesore për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi modern socialist" . Hanat Baisek, kryetari i Shoqatës së Promovimit të Tregtisë Kazakistan-Kinë, beson se modernizimi i stilit kinez do ta nxitë Kinën të arrijë rezultate të reja në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe do të sjellë më shumë raste të reja për vendet në zhvillim.
Foto: VCG
Njëkohësisht, rruga e modernizimit të stilit kinez ka zgjeruar rrugën e vendeve në zhvillim drejt modernizimit. Për shkak se vendet perëndimore morën drejtimin në realizimin e modernizimit, disa teoricienë perëndimorë pohuan se "modernizimi është perëndimorizim". Si rezultat, disa vende në zhvillim që zbatuan modelin perëndimor nuk u përshtatën dot me të dhe patën probleme. Praktika e suksesshme e modernizimit të stilit kinez tregon se modernizimi nuk është patentë e Perëndimit dhe që çdo vend mund të gjejë një rrugë modernizimi që u përshtatet kushteve të veta kombëtare për të realizuar zhvillimin e shpejtë.
Modernizimi i stilit kinez thekson ecjen në rrugën e zhvillimit paqësor dhe propozon shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë midis qytetërimeve, kundërshton teorinë perëndimore të së ashtuquajturës "përplasje të qytetërimeve" , duke krijuar një formë të re të qytetërimit njerëzor gjithëpërfshirës dhe duke nxitur paqen e zhvillimin botëror. Studiuesi britanik Martin Jacques komentoi se Kina ka ofruar një "mundësi të re" për botën, që është braktisja e "ligjit të xhunglës", mospërfshirja në monopolin e pushtetit e në hegjemoni, kapërcimi i së ashtuquajturës "lojë ku fituesi merr gjithçka" dhe çelja e një rruge të re zhvillimi me bashkëpunim, përfitime të ndërsjella dhe ndërtim e ndarje të përbashkët.
Në botë nuk ka një model të vetëm modernizimi dhe nuk ekziton një standard i vetëm modernizimi. Në Kinën e sotme, industrializimi i ri, informatizimi, urbanizimi dhe modernizimi bujqësor po përparojnë njëkohësisht dhe qytetërimi material, qytetërimi politik, qytetërimi shpirtëror, qytetërimi shoqëror dhe qytetërimi ekologjik po zhvillohen në harmoni. Rruga e modernizimit të stilit kinez do të vijë duke u zgjeruar, duke sjellë vetëzhvillim dhe duke krijuar përfitime për mbarë botën.