Kina, Përmirësohet aftësia e shfrytëzimit të investimeve të huaja
2022-10-18 16:03:08

VCG

VCG

Vitet e fundit, për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe luhatjeve tregtare, investimet e huaja në Kinë po përballen me një gjendje të ndërlikuar dhe disa media e analistë po trumbetojnë që investimet e huaja po largohen nga ekonomia e dytë e botës.

 

Është e vërtetë që disa ndërmarrje ndërkombëtare po i zhvendosin qendrat ose fabrikat e tyre jashtë Kinës. P. sh., kompania “Onsemi” e ka lëvizur qendrën globale të shpërndarjes nga Shangai në Singapor, “Canon” mbylli një fabrikë në Zhuhai të Kinës Jugore dhe kompania “Apple” e kaloi një pjesë të linjës së prodhimit të “iPhone14” në Indi. Duhet të kuptojmë që, në tregun gjigant kinez me 500 mijë ndërmarrje të huaja, kjo nuk është një dukuri e gjerë dhe e përgjithshme.

 

Në ekonominë e tregut është një dukuri normale ekonomike që kompanitë të “hyjnë dhe të dalin”. Jo vetëm në Kinë, por edhe në vende të tjera, ekziston kjo dukuri. Kjo është  e kuptueshme, sepse ndërmarrjet janë të interesuara për maksimizimin e fitimeve dhe përmirësimin e zinxhirit industrial.

 

VCG

VCG

Lidhur me këtë, Ministria kineze e Tregtisë ka bërë një reagim, duke thënë: “Kina i ka tërhequr investimet e huaja me një prirje në rritje vitet e fundit. Investimet e huaja kanë hyrë dhe kanë dalë, por në përgjithësi hyrja e tyre ka qenë më e madhe se dalja.”

 

Megjithëse ndikimet e pandemisë së COVID-19 ende po vazhdojnë, qysh nga viti 2020 përmasat e investimeve të huaja në tregun kinez kanë ruajtur rritje të qëndrueshme. Në vitin 2020, investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kinë arritën në 163 miliardë dollarë amerikanë dhe, për herë të parë, Kina u bë ekonomia që tërhoqi më shumë investime të huaja në botë. Vjet investimet e huaja të drejtpërdrejta vazhduan të ruajnë rritjen me mbi 10% dhe përmasat e investimeve të huaja arritën në 173.48 miliardë dollarë, duke i kaluar për herë të parë 1 trilion juanë.

 

Këtë vit investitorët e huaj kanë shtuar nivelin e investimeve në Kinë, duke ruajtur ritmin e shpejtë të tyre. Në tetëmujorin e parë, përdorimi real i investimeve të huaja arriti në 892.74 miliardë juanë, 138.41 miliardë dollarë ose 20.2 % më shumë se një vit më parë. Me rritjen e qëndrueshme të përmasave të investimeve të huaja, shfrytëzimi i investimeve të huaja ka pasur përmirësim në strukturë, posaçërisht në sektorin e teknologjive të larta.

 

VCG

VCG

Kina është bërë një destinacion tërheqës për investimet e huaja për disa arsye. Së pari, mjedisi i biznesit në Kinë po përmirësohet vazhdimisht. Po ashtu, Kina ka epërsi me tregun e vet supergjigant dhe ekologjinë e inovacionit. Dhe së fundmi, me ndërthurjen e mirë të kontrollit të pandemisë dhe zhvillimin ekonomiko-shoqëror, Kina ka epërsi me sistemin e plotë industrial dhe me zinxhirin e qëndrueshëm të furnizimit. Posaçërisht vitet e fundit, Kina ka publikuar një sërë ligjesh e rregulloresh, si ligji i investimeve të huaja, që ofrojnë garanci thelbësore ligjore për interesat e investitorëve të huaj. “Porta e hapur e Kinës do të hapet edhe më shumë”. Ky premtim po shndërrohet në përfitime zhvillimi dhe po luan rol stabilizues për investitorët e huaj në Kinë.

 

Po të shohim nga perspektiva afatgjatë, pavarësisht se çfarë ndryshimesh do të ketë situata ndërkombëtare, nuk do të ndryshojë vendosmëria e Kinës për zgjerimin e hapjes me nivel të lartë, për ndarjen e përbashkët të rasteve të zhvillimit dhe për nxitjen e një procesi globalizimi më të hapur, më përfshirës, më të balancuar e me përfitime të ndërsjella. Tani ekonomia kineze duhet të ruajë fokusin strategjik, të mënjanojë trazirat e ndërhyrjet e ndryshme dhe t’u përgjigjet shqetësimeve, duke arritur më shumë fryte konkrete zhvillimi.(Jiang Lei)