Kina forcon aftësinë e vet për të garantuar sigurinë ushqimore
2022-10-17 15:54:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qendra e Shtypit për Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) zhvilloi konferencën e parë të shtypit në Pekin.

Zyrtarët i njohën gazetarët me mënyrën se si do të zbatojë Kina filozofinë e re të zhvillimit, si do të nxisë modelin e ri të zhvillimit e zhvillimin me cilësi të lartë dhe se si do të çojë përpara përtëritjen e kombit kinez në të gjitha frontet nëpërmjet një rrugë kineze të modernizimit.

Kina e ka forcuar aftësinë e vet për të garantuar sigurinë ushqimore gjatë dekadës së kaluar, me një prodhim më të lartë vjetor të drithërave dhe funksionim të qëndrueshëm të tregut, tha në konferencën e shtypit Kong Liang, kreu i Administratës Kombëtare të Ushqimit dhe Rezervave Strategjike.

Sipas tij, falë situatës së mirë të sigurisë ushqimore, "Kina ka garantuar mbajtjen fort në duart e veta të furnizimit me ushqime".

Prodhimi i drithërave në Kinë ka ruajtur nivelin mbi 650 milionë tonë për shtatë vjet radhas.