Domenikania Payano shpallet “Miss Globe 2022” në Tiranë
2022-10-17 12:05:24

Anabel Payano, e cila përfaqësonte Republikën Domenikane, është kurorëzuar si “Miss Globe 2022” gjatë konkursit të kurorëzimit të zhvilluar në Shqipëri.

Spektakli u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në Tiranë, nën organizimin e “Deliart Association”.

19-vjeçarja mundi mbi 51 vajza të tjera për t’u bërë e para nga Republika Domenikane që fiton në konkursin “The Miss Globe”.

Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë, ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, shoqëruesja e dytë. (Fatosi)