Raporti i Kongresit të 20-të tërheq vëmendjen e të huajve
2022-10-17 20:00:16

Më 16 tetor u hap në Pekin Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës. Xi Jinping-u mbajti në këtë kongres një raport, që ka tërhequr vëmendjen e shumë personaliteteve të vendeve europiane dhe amerikanolatine. Ata u shprehën se ky raport harton rrugën e zhvillimit të ardhshëm të Kinës dhe i jep shtysë të re zhvillimit e paqes botërore dhe përparimit të qytetërimit njerëzor.

Dr.  Marsela Musabelliu, drejtorja ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit të Shqipërisë, tha se raporti i paraqitur para Kongresit nga presidenti Xi shpalosi se ku qëndron Kina në retrospektivë, analizë aktualiteti dhe perspektivë. “U duk qartë në fjalët e tij kthjelltësia që vjen si rrjedhojë e dedikimit të gjithanshëm të lidershipit kundrejt 1.4 miliardë njerëzve, nevojave dhe aspiratave të tyre. Është përmbedhja në letër e aksionit dhe vizionit të lidershipit kinez me një sens të thellë misioni, që dukej në çdo fragment,” u shpreh Musabelliu.

Marcel Ciolacu, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Rumanisë dhe kryetar i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë, u shpreh: “Besoj se objektivi i përcaktuar nga Kongresi i 20-të i PKK-së për zhvillimin e Kinës do të shtojë mirëqenien e popullit kinez dhe do të ruajë paqen e qëndrueshmërinë e botës. Partia Socialdemokrate e Rumanisë është e gatshme të mbajë një dialog të sinqertë dhe konstruktiv me Partinë Komuniste të Kinës në të mirë të popujve të të dy vendeve”.

Dr. Michael Borchmann, ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Europiane dhe Ndërkombëtare  të landit të Hesenit të Gjermanisë, u shpreh që Xi Jinping-u tregoi drejtimin për zhvillimin e Kinës në pesë vjetët e ardhshëm në hapje të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës. Sipas dr. Borchmann, Partia Komuniste e Kinës është shumë bindëse në qëndrimin e saj përballë sfidave të ardhshme dhe ka arritur rezultate në procesin e zbatimit të koncepteve të reja të zhvillimit. "Kjo është mënyra e vetme që Kina të ruajë forcën konkurruese në ekonominë globale," vuri në dukje ai.

Luis Antonio Paulino, profesor në Shkollën e Filozofisë dhe Shkencës të Universitetit  Shtetëror të Rio-de-Zhanejros të Brazilit, vuri në dukje se koncepti i ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe Nisma e Zhvillimit Global të paraqitura nga Kina do të promovojnë realizimin e hershëm të Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Po ashtu, sipas tij, edhe ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" do të nxitë lulëzimin dhe zhvillimin e vendeve në zhvillim, përfshirë vendet e Amerikës Latine.

Ivica Bakota, ekspert për Kinën nga Shkolla e Ekonomisë dhe Menaxhimit e Zagrebit në Kroaci, tha se Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës është një rast për të kuptuar arritjet e zhvillimit të Partisë Komuniste të Kinës dhe një dritare për të kuptuar planin e Kinës për zhvillimin në pesë vjetët e ardhshëm. “Nga raporti mund të shihet se vazhdimi i thellimit të Reformës dhe Hapjes është një metodë e mirë e Kinës përballë sfidave,” vuri në dukje ai.

Agnieszka Wu-Skawińska, kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Poloni-Kinë, u shpreh se i lanë mbresa të thella të dhënat ekonomike të përmendura në raport. Në dhjetë vjetët e fundit, PBB-ja e Kinës është rritur nga 54 trilionë në 114 trilionë juanë, duke u renditur në vendin e dytë në botë. Rritja e madhe e fuqisë ekonomike të Kinës është pa dyshim një arritje e rëndësishme e Partisë Komuniste të Kinës në dhjetë vjetët e fundit, tha ajo. (Çang Çuo)