Foto nga VCG
Qarqet e ndryshme në Hong-Kongut dhe Makaos ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të hapjes së Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së. Ata thanë se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping vuri në dukje më tej drejtimin e zhvillimit të Hong-Kongut dhe Makaos.
Gong Junlong, anëtar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kryetar i Federatës së Shoqatave të Hong-Kongut në Guangdong, tha: "Fjalimi i rëndësishëm i Sekretarit të Përgjithshëm ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e Hong-Kongut. Mbështetësi më i madh i Hong-Kongut është atdheu, epërsia më e madhe e Hong-Kongut është parimi 'Një vend, dy sisteme' dhe mundësia më e madhe e zhvillimit është pjesa kontinentale e atdheut. Bashkatdhetarët e Hong-Kongut duhet të marrin nismën për t'u integruar në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, të shfaqin arritje të reja dhe të kontribuojnë me forca të reja".
Foto nga VCG
Gao Peixuan, kryetar i Federatës së Shoqatave të Hong-Kongut në Shantou, tha: "Pasi dëgjova fjalimin e rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping, m'u forcua besimi në zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe në një të ardhme më të mirë për Hong-Kongun".
Ndërsa Chen Mingjin, anëtar nga Makao i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, u shpreh: "Arritjet e Makaos pas kthimit në atdhe janë të pandara nga kujdesi dhe mbështetja e atdheut. Me prirjen e përgjithshme të zhvillimit të atdheut, ekonomia e Makaos është diversifikuar dhe jeta e banorëve do të jetë më e mirë në të ardhmen".
Foto nga VCG
Nga ana e tij, presidenti i Federatës Rinore të Makaos, Luo Yilong, tha: "Rinia e Makaos duhet të krijojë një ideal të lartë për t'i shërbyer vendit dhe të japë ndihmesë për përparimin e qëndrueshëm të parimit 'Një vend, dy sisteme', për forcimin e atdheut dhe për përtëritjen kombëtare."