Publikohet versioni i ri i aplikacionit “Tirana ime 2.0”
2022-10-17 12:24:17

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “Vodafone Albania” kanë prezantuar versionin e ri të aplikacionit “Tirana ime 2.0”.

Ai është rikonceptuar për t’iu përshtatur më mirë nevojave të qytetarëve.

Ky version sjell një eksperiencë të përmirësuar në përdorimin e aplikacionit, krahas përditësimit dhe ridizenjimit të rubrikave ekzistuese si: raporto, paguaj parkimin, transporti, turizimi, trafiku, harta e mbjelljeve të pemëve, etj.

Në prezantimin e “Tirana ime 2.0”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me versionin e ri, çdo informacion do të jetë edhe më lehtësisht i aksesueshëm.

Që nga lancimi i parë e deri më sot, 39.000 qytetarë kanë raportuar drejtpërsëdrejti problematika përmes aplikacionit “Tirana ime 2.0”, të cilat janë trajtuar dhe zgjidhur në kohë të shkurtër, duke e bërë aplikacionin kanalin kryesor të komunikimit online. (Fatosi)