Foto nga VCG
Gjatë diskutimeve mbi raportin e mbajtur nga Xi Jinping-u, delegatët e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës shprehën besimin se, në pesë vjetët që nga Kongresi i 19-të Kombëtar i saj, Partia Komuniste e Kinës e ka bashkuar dhe e ka udhëhequr popullin dhe ka promovuar arritjet e mëdha të kauzës së Partisë dhe të vendit, duke tërhequr vëmendje mbarëbotërore. Dhjetë vjet ndryshimesh të mëdha në epokën e re janë një gur kilometrik në historinë e Partisë, në historinë e Kinës së Re, në historinë e Reformës dhe Hapjes, në historinë e zhvillimit të socializmit dhe në historinë e zhvillimit të popullit kinez.
Përfaqësuesit në Kongres shprehën po ashtu bindjen se, gjatë pesë vjetëve të fundit, Komiteti Qendror i PKK-së, duke vlerësuar situatën dhe duke ndjekur parimet e integritetit dhe krijimit të risive, ka kapërcyer shumë probleme afatgjata të pazgjidhura dhe ka pasur shumë arritje me rëndësi afatgjatë, ka fituar betejën kundër varfërisë siç ishte planifikuar dhe ka kryer detyrën historike të ndërtimit të një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet, duke nxitur kauzën e Partisë e të vendit të kenë arritje të mëdha dhe duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës.