Foto nga VCG
Më 16 tetor u hap në Pekin Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës. Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, mbajti një raport në këtë kongres në emër të Komitetit Qendror të 19-të. Në këtë raport, "popull" ishte një fjalë e përdorur dendur.
Që nga Kongresi i 18-të i saj, Partia Komuniste e Kinës e ka udhëhequr popullin kinez nëpër tre ngjarje madhore: 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës; hyrja e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re; përfundimi i detyrës historike për të çrrënjosur varfërinë dhe për ndërtimin e një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet, duke realizuar Objektivin e Njëqindvjetorit të Parë. Kjo është një fitore historike e arritur nga Partia Komuniste e Kinës dhe populli kinez përmes luftës së përbashkët.
Nga PBB-ja për frymë prej 12 500 dollarësh amerikanë dhe shtresa e mesme me më shumë se 400 milionë veta te ndërtimi i sistemit arsimor, sistemit mjekësor e shëndetësor dhe të sigurimeve shoqërore më të madh në botë...... Marco Rizzo, ish-deputet i Parlamentit Evropian që është marrë me zhvillimin e Kinës për një kohë të gjatë, beson se, si parti në pushtet në Kinë, PKK-ja i është përgjigjur mirë dëshirës së popullit për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të bukur.
Foto nga VCG
Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping theksoi qartë në raportin e tij se, tani e në të ardhmen, detyra kryesore e Partisë Komuniste të Kinës është ta bashkojë dhe ta udhëheqë popullin kinez të të gjitha kombësive për të ndërtuar një vend të fuqishëm socialist modern në të gjitha fushat, në mënyrë që të arrihet Objektivi i Njëqindvjetorit të Dytë dhe të promovohet në mënyrë të gjithanshme përtëritja e madhe e kombit kinez me modernizimin me karakteristika kineze.
Një parti politike që e vë gjithmonë popullin në qendër do të fitojë patjetër mbështetjen e përzemërt të popullit. Sipas një sondazhi të kryer nga Universiteti i Harvardit për 13 vjet rresht, shkalla e mbështetjes së popullit kinez për Partinë Komuniste të Kinës dhe qeverinë kineze ka mbetur mbi 90 % për një kohë të gjatë, duke u renditur në vendin e parë në botë. "Edelman", një firmë e njohur amerikane e marrëdhënieve me publikun, publikoi një raport këtë vit, sipas të cilit vitin e kaluar besimi i popullit kinez te qeveria e tij ishte deri në 91 %, shifra më e lartë ndër të gjitha vendet e përfshira në sondazh.
Foto nga VCG
Në të njëjtën kohë, vënia në plan të parë e jetesës së popullit prej Partisë Komuniste të Kinës dhe udhëheqësve kinezë ka fituar gjithashtu vlerësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Nusirwan Zainal Abidin, ambasadori i Malajzisë në Kinë, vuri në dukje se Partia Komuniste e Kinës ka qenë gjithmonë e lidhur me popullin si mishi me gjakun, i kupton shumë mirë nevojat e popullit dhe është në gjendje të hartojë politika specifike për të përmbushur këto nevoja. Ish-kryeministri belg Yves Letem beson se liderët kinezë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të nxitur zhvillimin shoqëror dhe për ta bërë popullin të përfitojë nga frytet e zhvillimit, e për këtë shkak, populli kinez mbështet liderët e vet. Cavens Adehill, një ekspert kenian i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha se Partia Komuniste e Kinës ka praktikuar filozofinë udhëheqëse të vënies së popullit në plan të parë, duke ofruar një pikë të mirë referimi për vendet e tjera.