Foto: VCG
Xiao Pei, zv.sekretari i Komisionit Qendror për Kontrollin e Disiplinës dhe zv.kryetar i Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes, tha të hënën se lufta kundër korrupsionit mundet vetëm të përparojë dhe jo të bëjë prapavajtje. Duhet të luftohet me vendosmëri korrupsioni dhe do të përmirësohen sistemi e mekanizmat për të parandaluar përhapjen e tij, për të arritur rezultate dhe efektivitet më të madh qeverisjeje, vuri në dukje Xiao Pei.
Në konferencën e dytë për shtypin të Qendrës së Lajmeve të Kongresit të 20-të, Xiao Pei theksoi gjithashtu se lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet kurrë. Partia Komuniste e Kinës këmbëngul se korrupsioni duhet të çrrënjoset, duke përmbushur premtimin e Xi Jinping-ut se "kushdo, sado i lartë të jetë posti i tij, për sa kohë që shkel ligjet dhe rregullat e Partisë, duhet të ndëshkohet”.
Xiao vijoi më tej që, sipas rezultateve të një sondazhi të opinionit publik të kryer nga Komisioni Qendror për Kontrollin e Disiplinës dhe Zyra Kombëtare e Statistikave këtë vit, 97.4% e publikut beson se qeverisja gjithëpërfshirëse dhe e rreptë e Partisë është efektive, 22.4 % pikë përqindjeje më shumë në krahasim me vitin 2012. 99 % e të pyeturve besojnë se masat e marra nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës për të forcuar disiplinën dhe antikorrupsionin pasqyrojnë frymën e plotë vetërevolucionare të PKK-së.